Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hap aplikimet në Akademinë e Sigurisë për studentët! Ja kriteret që duhen plotësuar nga të rinjtë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hap aplikimet në Akademinë e Sigurisë për studentët! Ja kriteret që duhen plotësuar nga të rinjtë

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur aplikimet për studentët në Akademinë e Sigurisë. Aplikimet do të hapen nga data 10 gusht deri më 30 gusht 2023.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe standardet e veçanta të konkurimit. Kriteret e përgjithshme përfshijnë të qenit shtetas shqiptar, të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit ose nga strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën, të mos jenë të dënuar me vendim gjykate për kryerjen e një krimi, të jenë të aftë për drejtimin e automjetit, të zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar, dhe të plotësojnë kriteret e veçanta të konkurimit.

Standardet e veçanta për të aplikuar përfshijnë përfundimin e ciklit të dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, të jenë në moshën 30 vjeç, të kenë mesataren e notave mbi 8, të jenë në gjatësinë e duhur fizike, dhe të zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar sipas standardit ALCPT.

Procesi i vlerësimit për përzgjedhjen e aplikantëve përfshin vlerësimin e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, testimin e gjuhës angleze, intervistimin e aplikantëve, kontrollin shëndetësor, marrjen e shenjave të gishtave dhe verifikimin përfundimtar të aplikantit.

Aplikantët fitues do të renditen në listat sipas kuotave të shpallura për konkurrim në nivel qarku si dhe do të nënshkruajnë kontratë pune me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe do të emërohen në strukturat vendore të policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

Kriteret e përgjithshme: 

-Të jetë shtetas shqiptar;

-Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

-Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

-Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;

-Të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;

-Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:

a.            të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;

b.            të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;

c.             të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;

d.            të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;

e.            të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

a.            Formularin e aplikimit (Lidhja nr.1.);

b.            Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

c.             Fotokopje të kartës së identitetit;

d.            Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

e.            Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);

f.             Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);

g.            Vërtetim nga gjykata;

h.            Vërtetim nga prokuroria;

i.              2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

a)            Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

b)            Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;

c)            Intervistimi i aplikantëve;

d)            Kontrolli shëndetësor;

e)            Marrja e shenjave të gishtave;

f)             Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 08/08/2023 19:49

    Skeni nevoje te merrni studente me sforcim e keni te qarte ligjin e policise se si behesh oficer,por ju problemin e keni se po ju ikin perdite oficerat e ndershem pasi ju nuk i jepni mundesi karriere si dhe i ofendoni me ata shefa dhe drejtore te inkriminuar qe vetem i ricikloni sa ne nje drejtori ne tjetren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në portin e Vlorës gjatë fundjavës! Gjashtë orë në radhë për të zbritur nga trageti

Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në portin e Vlorës gjatë fundjavës! Gjashtë orë në radhë për të zbritur nga trageti