Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka zhvilluar një takim Richard Deasy me kreun e ICITAP.

Gjatë takimit, Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi.

Në vijim, Proda siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.

Deasy tha se fokusi kryesor i Policisë duhet të jetë për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.