Kryeministri Edi Rama nuk ka shmangur batutat me banorët e Dropullit, gjatë dëgjesës së zhvilluar mesditën e sotme. Minoritarët i janë ankuar kreut të qeverisë për problem të ndryshme me institucionet, por ka pasur edhe nga ata të cilët kanë zgjedhur të bëjnë të kundërtën, të vlerësojnë punën e titullarëve, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim deri tani.
Një prej banorëve i tha Ramës se drejtori i Hipotekës ishte njeri i mirë. Por përgjigjja e kryeministrit ishte përmes kësaj batute: "Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua".
Qytetari: Unë kam vetëm një gjë dua të falënderoj, drejtori ne Hipotekës se e kemi shumë të mirë.
Rama: Po as ai nuk kishte gjë me drejtorin, e kishte me institucionit. Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua. Mos i dil për zot drejtorit, drejtori të bëjë punën.
Lajmi kryesor: