Drejtoritë e arsimit, mbyllen
aplikimet: 100 kandidatë për 13 poste

Drejtoritë e arsimit, mbyllen<br />aplikimet: 100 kandidatë për 13 poste
TIRANE- Ka përfunduar aplikimi për pozicionet e drejtuesve në 13 DAR-ët e vendit. Në datë 5 nëntor në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të shpallet lista e kandidatëve që do t’i nënshtrohen konkurrimit për pozicionet vakante. Më shumë se 100 kandidatë kanë aplikuar.
Dje perfundoi aplikimi për pozicionet e drejtusve të Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR). Lajmin e beri të ditur zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku.Kërkesat më të mëdha kanë qenë për DAR Tiranë. Mbi 30 aplikantë kanë kandiduar për pozicionin e drejtuesit të kësaj drejtorie, duke e bërë DAR Tiranë drejtorinë më të përzgjedhur se çdo tjetër.

Pas DAR Tiranë, për nga numri më i madh i kandidaturave për pozicionin e drejtuesit, vjen DAR Qarku-Tiranë i pasuar nga DAR Fier, DAR Berat, DAR Shkodër etj. Zv/Ministri Mazniku shpreh  sërish vendosmërinë për të përzgjedhur kandidatët në mënyrën më rigoroze dhe transparente, bazuar në meritë dhe ligj, duke i cilësuar këto si të vetmët kushte për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj te 13 DAR-ve. Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar” dhe VKM nr. 66, dt. 03.02.2010 “Për riorganizimin e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur konkurrimin për 1 vend të lirë, në pozicionin e drejtor në Drejtorinë Arsimore Rajonale përkatësisht: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Elbasan, Lezhë, Kukës, Berat dhe Tiranë-Qark. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".

Më pas, në datën 05 nëntor 2013 do të shpallet lista e kandidatëve që kanë plotësuar kërkesat e rubrikës “Kërkesat e veçanta të kandidatit”. Kjo listë do të shpallet në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS). Në këtë fazë, kandidatët e suksesshëm, të cilët i kanë përmbushur kriteret e parashtruara nga MAS, do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim. Ata kandidatë që do të kenë rezultatet më të larta, do të kalojnë në fazën finale te konkurrimit, e cila do të jetë publike. Në këtë etapë të komkurrimit, perveçse përballë një jurie, ata do të jenë edhe përballë mësuesish, prindërish e intelektualë të qarqeve respektive. Konkurimi do të bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015, Kodin e Procedurave Civile, Legjislacionin e shërbimit civil, Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” si dhe Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin nr.  9049 dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri