Siç duket edhe nga argumentet e shkëputura nga dokumenti i Memushaj, janë qindra fjalë që do të ndryshojnë. Po japim disa shembuj të refuzimeve të tij: nuk do të ndryshojnë krëhër-krehër; Zgjëndër-zgjandër; grupet –ie në -je-, etj, etj, 

Nuk duhet të preket. Drejtshkrimi nuk është etimologji:

Emri krehër duhet të shkruhet me zanoren -ë-, pra, krëhër e jo krehër. Forma krehër, që ka hyrë në fjalorët e viteve të fundit, është krijim gjuhëtarësh, i mbështetur në një etimologji të gabuar, në foljen kreh. Në të vërtetë, emri krëhër, të cilit i përgjigjet forma gege krâhën lidhet me emrin krah, që ka marrë para zhvillimit të rotacizmit sonanten -n- epentetike, si përsëritje të të njëjtit tingull të formantit të shumësit., etj, etj

Nuk duhet të preket. Atëherë duhet të themi edhe andërr!:
Një vërejtje e tillë lidhet edhe me emrin zhgjëndërr, të cilin nuk e ka toskërishtja, si rrjedhim, është krijim gjuhëtarësh nga forma zhgjandërr, që duhet të hyjë me këtë formë në standartin e sotëm, i cili ka pranuar edhe fjalë të tjera të dialektit gegë, që shtojnë pasurinë pa prishur sistemin e tij.

Nuk ka arsye pse të preket:
Për grupet -ie- / -je-, propozohen këto ndryshime:
a) Nga rregulla 13b (13, f. 63) të hiqet pjesa që thotë: “Trajtat e njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe trajtat e dëshirores të këtyre foljeve shkruhen me -je-”. Pra, është fjala për foljet ziej, përziej dhe ndiej, të cilat duhen shkruar me ie në të gjitha format foljore ku ky grup nuk ndërrohet me -i-.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)