Një aksident ka ndodhur gjatë natës pranë një pike karburanti në aksin e autostradës Laç–Mamurras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa mjete të parkuara pranë karburantit.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme si në automjetet e parkuara.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.
Komente








