Dhjetra punonjës në kompaninë ‘Byron hamburgers’ janë arrestuar nga zyrtarë të emigracionit në Britaninë e Madhe. Mësohet se mes 35 të arrestuarve janë emigrant nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti. 

Punonjësit janë mashtruar nga një drejtues i lartë i kompanisë, i cili u kishte thënë atyre se në orën 9:00 do të zhvillohej një mbledhje ku do të diskutohej mbi çështjen e sigurisë ushqimore. Por menjëherë kanë mbërritur punonjës së zyrës së emigracionit të cilët i kanë marrë në pyetje emigrantët me qëllim ekstradimin në vendet e tyre. 

Zëdhënësi i zyrës së emigracionit deklaroi se operacioni u zhvillua më 4 korrik në bashkëpunim të plotë me kompaninë ‘Byron hamburgers’. 

Pas publikimit të lajmit kompania është kritikuar ashpër madje janë bërë edhe thirrje për protesta kundër saj. 
“Kjo është diçka e neveritshme. Disa nga ata njerëz kanë punuar këtu për katër ose pesë vjet, dhe drejtuesit nuk u kanë dhënë mundësi as për të na thënë lamtumirë” u shpreh një punonjëse.

britani
Faqja në Facebook, e cila njofton për protestën kundër ‘Byron hamburgers’

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)