Drejtuesi i Wagner: S’do të tërhiqemi nga Bakhmut, Rusia na premtoi municione

Drejtuesi i Wagner: S’do të tërhiqemi nga Bakhmut, Rusia na premtoi municione

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka folur të dielën për anulim të planit për tërheqje të forcave nga qyteti Bahmut, në lindje të Ukrainës. Ai i ka bërë këto deklarata, pasi ka marrë premtime përgjatë natës se grupi do të furnizohet me armatim, në mënyrë që të fitojë kontrollin e qytetit.

Prigozhin pati thënë të premten se luftëtarët e tij, të cilët po luftojnë që disa muaj për Bahmutin, do të largohen nga qyteti, sepse ata kanë mbetur pa municion, prandaj edhe janë përballur me humbje të pajustifikuara. Ai madje i pati bërë thirrje publike ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të ndihmojnë me furnizime. Megjithatë të dielën, ai ka thënë se përgjatë natës janë furnizuar me municion, “për herë të parë pas gjithë kësaj kohe”.

“Neve na janë premtuar municione dhe armë, sa të kemi nevojë, për të vazhduar operacionet e mëtejme. Neve na është premtuar gjithçka që parandalon tentimet e armikut ndaj shkëputjes së furnizimeve tona”, ka shtuar ai.

Beteja për Bahmutin, të cilin Rusia e konsideron kyç, për të fituar kontrollin e gjithë rajonit të Donbasit, është kthyer në një betejave më të përgjakshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ 1500 civilë të evakuuar nga Zaporizhzhia! Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase: Vazhdojmë të vrasim rusët! Prigozhin nuk lë Bakhmutin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla