Më shumë se 1500 persona janë evakuuar nga Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Guvernatori pro-rus në detyrë i Zaporizhzhia, Yevgeni Balitsky, tha se u mor një vendim për transferimin e përkohshëm të fëmijëve me prindërit e tyre, të moshuarit, me aftësi të kufizuara dhe pacientët spitalorë nga 18 vendbanime të vijës së parë të rajonit të Zaporizhzhia në rajon për shkak të operacioneve të kryera nga trupat ukrainase.
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga qyteti Bahmut, në lindje të Ukrainës, ndonëse pak ditë më parë pati thënë se do të tërhiqen. Kjo deklaratë e Prigozhin vjen pasi ai ka marrë premtim nga Rusia përgjatë natës se do të furnizohet me armatim, në mënyrë që të fitojë kontrollin e qytetit.
Prigozhin pati thënë të premten se luftëtarët e tij, të cilët po luftojnë që disa muaj për Bahmutin, do të largohen nga qyteti, sepse ata kanë mbetur pa municion, prandaj edhe janë përballur me humbje të pajustifikuara. Ai madje i pati bërë thirrje publike ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të ndihmojnë me furnizime. Megjithatë të dielën, ai ka thënë se përgjatë natës janë furnizuar me municion, “për herë të parë pas gjithë kësaj kohe”.
“Neve na janë premtuar municione dhe armë, sa të kemi nevojë, për të vazhduar operacionet e mëtejme. Neve na është premtuar gjithçka që parandalon tentimet e armikut ndaj shkëputjes së furnizimeve tona”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, shkrimtari rus Zakhar Prilepin, i cili mbeti i plagosur rëndë nga një sulm me makinë bombë, ka dalë nga gjendja e komës. Pak orë pas ngjarjes së ndodhur jo shumë larg qytetit të vogël të Borit, sipas Ministrisë së Brendshme është arrestuar një person dhe ka nisur hetimi për sulmin terrorist. Moska fajëson Kievin dhe shtetet perëndimore për sulmin.
Nga ana tjetër, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë informacionin për përfshirjen e mundshme të shërbimeve sekrete ukrainase në sulmet që kanë plagosur ose vrarë, muajt e fundit, disa eksponentë të propagandës nacionaliste ruse, duke përfshirë dje aulmin ndaj shkrimtari Zakhar Prilepin. Agjencia UNIAN shkruan se Budanov në një intervistë ka nënvizuar se Ukraina do të luftojë kundër pushtuesve rusë deri në fitoren e plotë.
“Gjithçka që do të komentoj është se ne kemi vrarë rusë dhe do të vrasim rusët kudo në botë deri në fitoren e plotë të Ukrainës”, tha kreu i GUR.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësimin për sigurinë e centralit bërthamor më të madh në Evropë, ndërsa forcat pushtuese ruse evakuojnë civilët nga qyteti i afërt ukrainas Enerhodar. Rafael Grossi tha se situata në uzinën e Zaporizhzhia po "bëhej gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme". Evakuimi vjen përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase. Por stafi bërthamor po qëndron në vend.
Deklarata e IAEA tha se "ndërsa stafi operativ mbetet në vend, Drejtori i Përgjithshëm Grossi shprehu shqetësim të thellë për kushtet gjithnjë e më të tensionuara, stresuese dhe sfiduese për personelin dhe familjet e tyre". Ai tha se ekspertët e IAEA të pranishëm në fabrikë kishin "marrë informacion se evakuimi i paralajmëruar i banorëve nga qyteti i afërt i Enerhodar - ku jeton shumica e stafit të uzinës - ka filluar". Grossi tha se "ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor". IAEA ka lëshuar më parë paralajmërime për sigurinë në termocentral, pasi granatimet shkaktuan disa dëmtime në instalime dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë, megjithëse pa shkaktuar ndonjë rrjedhje rrezatimi.
"Situata e përgjithshme në zonën pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme." Kështu u shpreh shefi i IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike), Rafael Grossi duke shtuar se është i shqetësuar për rreziqet reale që ka centrali përsa i përket sigurisë bërthamore.
“Ndërkohë që personeli i centralit bërthamor mbetet në terren, ekspertët e IAEA-s kanë marrë informacion se evakuimi i paralajmëruar i banorëve të qytetit të afërt Enerhodar, ku jeton pjesa më e madhe e personelit të centralit” - shtoi Grossi duke shtuar se po monitorojnë nga afër situatën për çdo ndikim të mundshëm në sigurinë bërthamore.
Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë informacionin për përfshirjen e mundshme të shërbimeve sekrete ukrainase në sulmet që kanë plagosur ose vrarë, muajt e fundit, disa eksponentë të propagandës nacionaliste ruse, duke përfshirë dje aulmin ndaj shkrimtari Zakhar Prilepin.
Agjencia UNIAN shkruan se Budanov në një intervistë ka nënvizuar se Ukraina do të luftojë kundër pushtuesve rusë deri në fitoren e plotë.
“Gjithçka që do të komentoj është se ne kemi vrarë rusë dhe do të vrasim rusët kudo në botë deri në fitoren e plotë të Ukrainës”, tha kreu i GUR.
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka folur të dielën për anulim të planit për tërheqje të forcave nga qyteti Bahmut, në lindje të Ukrainës. Ai i ka bërë këto deklarata, pasi ka marrë premtime përgjatë natës se grupi do të furnizohet me armatim, në mënyrë që të fitojë kontrollin e qytetit.
Prigozhin pati thënë të premten se luftëtarët e tij, të cilët po luftojnë që disa muaj për Bahmutin, do të largohen nga qyteti, sepse ata kanë mbetur pa municion, prandaj edhe janë përballur me humbje të pajustifikuara. Ai madje i pati bërë thirrje publike ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të ndihmojnë me furnizime. Megjithatë të dielën, ai ka thënë se përgjatë natës janë furnizuar me municion, “për herë të parë pas gjithë kësaj kohe”.
“Neve na janë premtuar municione dhe armë, sa të kemi nevojë, për të vazhduar operacionet e mëtejme. Neve na është premtuar gjithçka që parandalon tentimet e armikut ndaj shkëputjes së furnizimeve tona”, ka shtuar ai.
Beteja për Bahmutin, të cilin Rusia e konsideron kyç, për të fituar kontrollin e gjithë rajonit të Donbasit, është kthyer në një betejave më të përgjakshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.
Shkrimtari rus Zakhar Prilepin, i plagosur rëndë nga një sulm me makinë bombë, ka dalë nga gjendja e komës.
"Ai është i vetëdijshëm, sipas mjekëve, gjendja e tij është e qëndrueshme,," raporton guvernatori i Nizhny Novgorod Gleb Nikitin .
Pak orë pas ngjarjes së ndodhur jo shumë larg qytetit të vogël të Borit, sipas Ministrisë së Brendshme është arrestuar një person dhe ka nisur hetimi për sulmin terrorist. Moska fajëson Kievin dhe shtetet perëndimore për sulmin.
Prilepin konsiderohet si një mbështetës i fortë i luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ai ka luftuar më parë përkrah separatistëve pro-Moskë në rajonin Donbass të Ukrainës. Një herë ai e përshkroi veten si një imperialist.
Alexander Permyakov i arrestuar në Rusi në lidhje me atentatin ndaj shkrimtarit të Kremlinit, Zakhar Prilepin pranoi se ka qenë pjesë e këtij sulmi dhe ekzekutor i tij.
Permyakov deklaroi para detaje nga atentati dhe urdhëruesit e tij.
Ai u tha hetuesve se përdori një bombë me komandim në distancë për të hedhur në erë makinën ku udhëtonte shkrimtari i njohur.
Më tej, ai shton se për realizimin e sulmit është ndihmuar dhe instruktuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës.
Zakhar Prilepin mbeti i plagosur rëndë nga sulmi me bombë në rajonin Nizhny Novgorod, ku humbi jetën dhe drejtuesi i mjetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Kievi ende nuk e ka pranuar nëse është i përfshirë në sulmin ndaj Prilepin, të cilin e cilësonte si një armik ideologjik.
Që nga viti 2015 me gjasë disa qindra mijëra të mitur janë marrë nga zonat e pushtuara në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi. Kjo deklaratë ka ardhur nga tre ekspertë të angazhuar nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE. "Duket se ka një plan, që fëmijët të asimilohen në stil të gjerë", tha ekspertja e OSBE, Veronika Bilkova para mediave. Ekipi i ekspertëve deklaroi po ashtu, se ka pasur "një sërë (..) shkeljesh kundër të drejtave (..) të fëmijëve të deportuar." Numri i saktë i tyre është i panjohur, llogaritjet më të ulta prekin rreth 20.000 persona. Por si burimet ruse edhe ato ukrainase japin shifra që janë dhjetë herë më të larta ose më shumë. "Ne vërtet bëjmë fjalë për një fenomen masiv", tha Bilkova.
Rusia sipas raportit ka marrë masa "ligjore dhe politike (...)që disa prej këtyre fëmijeve t'i jepet nënshtetësia ruse dhe të lehtësohet dërgimi i tyre në familje kujdestare." Këta fëmijë në Rusi i ekspozohen një fushate proruse. Sipas të dhënave të Kievit që nga marshimi i Rusisë në Ukrainë në vitin e kaluar, 2022, më shumë se 19.000 fëmijë janë rrëmbyer në Rusi, shumë prej tyre ndodhen në jetimore dhe familje kujdestare. Rusia e mohon këtë dhe deklaron ndërkohë, se është përpjekur të mbrojë këta fëmijë nga tmerret e luftës.