TIRANË – Drejtuesit e universitetit “Kristal” deklarojnë se do të verifikojnë vërtetësinë e diplomës, të publikuar nga mediat italine, sipas së cilës djali i Umberto Bossit është diplomuar në Itali.
Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në këtë universitet, Olsi Baze, i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka deklaruar se sapo janë njohur me lajmin për diplomimin e Renzo Bossit. “Do të bëjmë verifikimet përkatëse me numrin e amzës së diplomës, për të parë nëse kjo diplomë është false apo jo”, ka deklaruar Baze.

Ndërsa, Rajmonda Nelku, një prej drejtuesve të departamentit të marketingut në këtë universitet ka refuzuar të flasë për skandalin e publikuar në Itali, duke deklaruar se ishte në një orë mësimi dhe nuk donte të shqetësohej.

(ek/aq/shqiptarja.com)