Drejtuesit politikë të PS prezantojnë fituesit e bashkive, Veliaj: Diferenca në Tiranë, e jashtëzakonshme! Kandidatët tanë, kanë siguruar mbi 200 mijë vota

Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe të ndryshme të vendit, kanë prezantuar kandidatët fitues në bashkitë ku ka përfunduar numërimi duke falenderuar mbështetësit dhe votuesit.

Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë ku ka falenderuar votuesit në Rrogozhinë për rikonfirmimin e Edison Memollës në krye të bashkisë. Ai tha se bashkitë e qarkut të Tiranës janë ndër më konkurrueset në vend, duke pasur parasysh që disa prej tyre kanë qenë bastione të djathta.

Ndërsa shtoi se pavarësisht fitores në Rrogozhinë, diferenca me vetëm 23 vota, është një mesazh i qartë se duhet ende shumë punë dhe investime jo vetëm në zonat urbane por edhe në ato rurale.

“Ka qenë vërtet një nga ato filmat thriller numërimi në Rrogozhinë por në finale fitorja është e tillë edhe me 23 vota. Unë kam qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm që qarku i Tiranës është një nga qarqet më konkurrues. Me bashki që kanë qenë tipikisht të djathta, kur kujtoj Kamzën, apo Kavajën ku kemi ende një betejë. Sot ai thrriller përfundoi me një fitore me 23 vota të cilat patjetër që na japin të drejtë të festojmë por jo të jemi euforikë. Ne po e lexojmë qartë mesazhin e Rrogozhinës me 23 vota është thuajse barazim. Mesazhi është të jemi me këmbë në tokë dhe t’u shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës. Dua t’i falënderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na japin një mesazh, për nevojë të jashtëzakonshme për ta ngritur stekën, të njëjtin gjë si në zona urbane njerëzit e presin edhe në fshatra. Pavarësisht se do i gëzohemi këtyre votave, nuk do kemi eufori. I kam kërkuar Edisionit ta lexojë këtë mesazh. Duke qenë se Tirana dhe Kavaja janë ende në numërim, për respekt të secilit duhet të presim derisa të numërohet vota e fundit. Ka shumë njerëz që thonë se diferenca në Tiranë është e jashtëzakonshme, por është shumë e nevojshme të presim të numërohet vota e fundit. Qarku i Tiranës ka prodhuar në favor të kandidatëve të PS mbi 200 mijë vota”-tha Veliaj.

Gjithashtu edhe Niko Peleshi, drejtues politik i PS-së në Korçë ka dalë një një deklaratë për mediat me kandidatët fitues në 6 bashkitë e qarkut, duke falenderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Fitoi në bashkinë e Rrogozhinës me 23 vota diferencë, Memolla: E morëm mesazhin, duhet të ulim kokën dhe të punojmë fort

Fitoren me 23 vota diferencë përballë rivalit të tij, Edison Memolla i PS-së, e konsideroi si një mesazh për të punuar më fort për gjithë komunitetin.

“Shumë faleminderit. Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort. Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, tha Memolla.

Ora 20:39
Manja në Lezhë: Me fitoren e Pjerinit, qytetarët i thanë ‘stop’ gjuhës së ndasive krahinore! Ndreu: Do bëjmë 5-fish më shumë punë se 4 vitet e kaluara

 

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja e quajti një fitore spektakolare rikonfirmimin në detyrë të Pjerin Ndreut në krye të bashkisë së Lezhës. Ai tha se një rezultat i tillë, përballë kandidatit rival, është një leksion ndaj politikës përçarëse të Berishës i cili më herët deklaronte se Rama nuk e do veriun.

“Fitorja e Pjerinit më ka shijuar pa masë, jo vetëm se ishte fitore e pastër spektakolare por qytetarët e Lezhës i thanë STOP një modeli të gjuhës fyese dhe përçarëse të ndasive krahinore. Kundërshtarët tanë betoheshin në çdo cep të Lezhës se do na përcillnin deri tek Ura e Milotit. Por Lezha foli dhe dha një votë ndëshkuese për këë model politike që ishte një leksion qytetarie”- u shpreh Manja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit