Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë, qytetarët: Veprimet e gjyqtares të shëmtuara

Pas publikimit të videove të drejtueses së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në korridoret e gjykatës, qytetarët e Elbasanit kanë shprehur opinionin e tyre. Sipas tyre veprimet e gjyqtares janë të shëmtuara, pasi ka shkelur kodin e etikës. 

“Se kam parë, mos më çoftë zpti nëpër gjyqe, smerrem me gjyqe”.

“Ajo është njeri i lirë mund të bëjë, po njerëzit kur të qepen të qepen”.

“Smarrim vesh nga ato punë”.

“Gabim hsumë, të përgjigjet para ligjit, kaq”.

“Shumë gabim, duhet të jetë korrekte. As vetingu asgjë spo behet për ne”.

“Veprimi është negativ, për figurë. Veprimi është i shëmtuar”, thanë disa prej tyre.

ILD ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok dhe pritet që sot KLGJ të vendosë për fatin e saj. Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit. Kërkesa për shkarkimin e saj vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedani kishte publikuar në rrjetin social ‘TikTok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasan: 02/06/2021 09:04

    Enkelejda te tjera i ke neper dikastere me duzina pse cuditeni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës