Dreka me grupin e PS
Rama miklon senatorët

Dreka me grupin e PS<br />Rama miklon senatorët
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një drekë pajtuese, për herë të parë pas fitores së 23 qershorit, të gjithë deputetët e PS, me të cilët ka diskutuar për emërimet e fundit në qeverisje, ecurinë e qeverisë. Ai kërkoi sygjerime për përmirësimin e qeverisjes.
 
 
Larg syve të medias e qytetarëve, kryetari i PS dhe kryeministër i vendit, ka mbledhur në një drekë në një nga lokalet e Dajtit, për herë të parë pas fitores së 23 qershorit, deputetët e grupit parlamentar socialist. I lajmëruar dje nga gazeta jonë, si një drekë festive për fitoren në zgjedhjet e qershorit, takimi që ka zgjatur afër tre orë ka ardhur vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, dhe ku grupi parlamentar është njohur me emërimet e para që ka bërë qeveria.

Kryeministri Rama, bashkë me deputetët socialistë sipas burimeve konfidenciale kanë diskutuar rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë, si edhe prioritetet deri në fund të këtij viti kalendarik, duke krijuar edhe një atmosferë punë në këtë drekë qetësuese. Rama foli gjatë para deputetëve, ku mësohet se ka shpjeguar para tyre të gjithë hapat e ndërmarrë për formatimin e qeverisjes në të gjitha nivelet, duke qetësuar të gjithë deputetët, që mendohet se kanë mbetur të pakënaqur me këto veprime të kryeministrit.

Në drekë kanë qënë të gjithë ata që cilësohen si kontributorë të hershëm apo senatorë të PS, mes të cilëve Blushi, Ruçi, Dade, Leskaj, Fino, Dokle etj, të gërshetuar dhe me të rinjtë dhe ministrat, të cilët nuk kanë polemizuar me kreun e qeverisë dhe të PS Rama, por kanë dëgjuar qetësisht të gjitha shpjegimet e tij.

Në ndryshim nga dreka e ngushtë që u zhvillua në një nga lokalet e Durrësit ku nuk ka marrë pjesë anëtari i kryesisë Ben Blushi, këtë radhë ai jo vetëm që ka qënë pjesë e drekës, por s’ka preferuar të ngrejë ndonjë shqetësim apo debatojë. Po sipas këtyre burimeve brenda grupit, mësohet se Kryeministri ka rikujtuar situatën ekonomike që ka lënë qeveria Berisha, e cila është mjaft e vështirë, por që pritshmëritë e qytetarëve janë të larta. Nga ana tjetër Rama mësohet të ketë thënë se qeveria deri më tani, ka një ecuri shumë të kënaqshme duke evidentuar në këtë rast ristrukturimin e policisë e rezultatet e dukshme si te doganat dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm ku po rivendoset kontrolli i shtetit. 

Pavarësisht se vihej re një tension, kreu i qeverisë gjatë gjithë kohës ka qetësuar pakënaqësitë, duke krijuar një klimë paqësore e kërkuar sygjerime për qeverisjen e re, por dhe ç’tensionuar situatën, e zakonshme pas formatimit të qeverive të reja. Vetëm deputeti Paulin Sterkaj ka thënë se duhen kthyer sytë te kontributorët në fitoren e 23 qershorit, duke marrë përgjigjien pozitive të Ramës se në bazë të aftësive gjithkush do vendoset në vendin e duhur, për të qënë pjesë e kontributit në qeverisje.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)