Një 32-vjeçar italian ka kryer manovra të rrezikshme me mjet në Burrel. Siç shihet edhe në këto pamje 32-vjeçari ka qenë duke bërë drift.
Ai është shoqëruar në polici dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com“Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.
![]()
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i'u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor”, njofton policia.
Komente

