TIRANE- Unioni i Gazetarëve ka shpërndarë çmimet për emrat që kanë dhënë kontribut në gazetari. Çmimi “Karriera” i është akorduar shkrimtarit dhe publicistit të njohur Dritëro Agolli. “Personalitet i papërsëritshëm i gazetarisë dhe publicistikës, me një kontribut madhor në shtypin shqiptar për dekada me radhë”, citohej në motivacionin për çmimin, dorëzuar mbesës së shkrimtarit nga kryeparlamentari Ilir Meta.
Me çmimin “Karriera” është nderuar edhe drejtuesi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, Filip Çakuli, si drejtuesi më i guximshëm i një emisioni investigativ në 10-vitet e fundit. Po ashtu, Unioni i Gazetarëve i akordoi moderatores Tefta Radi çmimin “Karriera” si “spikere e modelit të shkëlqyer komunikues në ekranin publik shqiptar ”. Ndërsa Çmimi “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë është ndarë për gazetaren Teuta Shamku e AS TV, Alban Beqjan dhe Kreshnik Martini, si dhe gazetari nga Kosova Zekerija Shabani. Gazeta “Tribuna” dhe gazetari nga Maqedonia Zejnulla Veseli, si dhe gazeta “Koha” morën çmimin Vangjush Gambeta.
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com