Drita bën historinë, kualifikohet në 'play-off' të Conference League! Ballkani i Dajës i pafat, eliminohet me penallti

Drita bën historinë, kualifikohet në 'play-off' të Conference League! Ballkani i Dajës i pafat, eliminohet me penallti

Moment nga ndeshja Drita-Auda

Skuadra e Dritës në Kosovë ka shkruar historinë e saj në kualifikueset evropiane. Gjilanasit kanë arritur të sigurojnë për herë të parë fazën ‘play-off’ të Conference League, teksa e bënë këtë duke përmbysur Audan në ndeshjen e kthimit. Pas humbjes 1-0 në Letoni, Drita kohën e rregullt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e mbylli me rezultatin 1-0 falë golit të Krasniqit me penallti, duke e dërguar përballjen në shtesë.

Më tej golat e Rron Brojës dhe Dabiqajt kompletuan përmbysjen me rezultatin 3-1, ndërsa tani në fazën ‘play-off’ Drita do përballet me Legian e Varshavës.

I pafat ka rezultuar Ballkani i Ilir Dajës, që megjithëse fitoren 0-1 në Irlandën e Veriut u eliminua në turin e tretë kualifikues të Conference League. Kjo sepse përballja kundër Larne shkoi tek penalltitë, aty ku skuadra suharekase realizoi vetëm një nga katër tentativat.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve