Drita blu, zgjidhja për
punëtorët e turnit të tretë

Drita blu, zgjidhja për <br />punëtorët e turnit të tretë
Mjaft më me kafet, pijet energjike dhe pilulat kundër gjumit. Me një dritë të re blu është e mundur të qëndroni zgjuar dhe të rregulloni orën biologjike në mënyrë natyrale dhe pa efekte anësore. Zbulimi vjen nga Kanadaja, nga hulumtuesit e universitetit Laval të cilët kishin gjetur një metodë për të rregulluar ritmin e gjumit për ata që punojnë natën.

Makineria me dritën blu riprodhon shkëlqimin e qiellit dhe i krijon përshtypjen organizmit sikur është ditë në mënyrë që ta mbajë atë të përgjegjshëm edhe gjatë natës.

Më tej, në mëngjes është e nevojshme të vendosni syze të veçanta që ulin dritën, duke e kthyer gradualisht në natë, në atë mënyrë që trupi mund të përgatitet në mënyrë fare natyrale për gjumë.

"Kjo dritë - shpjegon Marc Hebert, një profesor në departamentin e okulistikë dhe studiues në Qendrën e Kërkimeve kanadeze për Institutin e Shëndetit Mendor në Quebec - lejon trupin që të mësohet në mënyrë të natyrshme me ndryshimet e dritës, në krahasim me barnat ose pijet energjetike, përfshirë edhe kafen.

Të gjithë e dimë se sa mund të rrezikohet shëndeti i personave me një mënyrë jetese të ngjashme me ata që kryejnë një punë gjatë natës.

Me makinerinë e re, jeta e tyre mund të kthehet përsëri në "normalitet" dhe më e “shëndetshme".

Sistemi i ri është testuar edhe në disa makina të policisë në shërbim gjatë natës dhe të dhënat paraprake treguan se agjentët të ekspozuar ndaj dritës blu, pas punës i zuri gjumi më lehtë dhe fjetën më shumë se kolegët e tjerë.
Të njëjtat rezultate janë hasur edhe në një grup vullnetarësh(që kryenin turnin e natës) dhe pas punës i zuri gjumi 40 minuta më shumë se të tjerët që nuk ishin në efektin e dritës.

Drita blu gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e lodhjes edhe gjatë kohës që ecim me automjete duke shmangur kështu një numër të konsiderueshëm aksidentesh rrugore, pasi rreth 20 prej aksidenteve fatale ndodhin për shkak të përgjumjes nga lodhja.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot