Dritan Abazoviç është rast për t'u studiuar, imituar dhe jo vetëm për tu uruar!

Dritan Abazoviç është rast për t'u studiuar, imituar dhe jo vetëm për tu uruar!

Dritan Abazoviç

Dritan Abazi ose Abazoviç sipas mbaresës për sllavizim, një histori trishtuese që për fat të keq e kanë pasur dhe e kaq të gjithë shqiptarët në ish Jugosllavi është rast për tu studiuar!

Së pari, ai është për tu studiuar, sepse me një moshë fare të re, me merita krejt personale, pa asnjë trashëgimi politik (faktor i rëndësishëm në Ballkan), nga hiçi brenda një periudhe të shkurtër u bo politikani më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, ku shqiptarët janë trajtuar në të kaluarën edhe me keq ndoshta se sa shqiptarët e Kosovës në kohën e Milloshevicit! Racizmin e Malit të Zi e kemi provuar edhe ne të Shqipërisë sa herë që na është dashur të kalojmë në këtë shtet si tranzit e të paraqitemi në doganat e tyre! Sa herë kemi kaluar në dogana na është krijuar përshtypja se kemi gjetur para militarët e Milloshevicit! Pra, Dritani është një model dhe një shpresë se ndryshimet bëhen edhe kur nuk ka shpresë, nëse ka lider që politikën e ka pasion e po ashtu shërbimin ndaj vendit e ka dashuri e devotshmëri! Pra, Dritani është shembulli se mund të ketë rotacion elitash dhe ndryshime të mëdha, por kjo varet nga protagonizmi dhe personaliteti i liderit!

Së dyti, Dritani është rasti kur politika mund të përdoret e mund të kthehet në model suksesi edhe përtej faktit të minorancë kombëtare! Dritani, e ka arritur suksesin e tij duke zbatuar me përpikëri makiavelizmin, që të parin vendos pushtetin dhe për këtë arsye justifikon të gjitha mjetet për të arritur atë! Ai, në Ulqin flet shqip se ka nevojë për shqiptarët e ndoshta mes shqiptarëve prezantohet me emrin Abazi, e po ashtu për të qenë lider i krejt Malit të Zi, flet vetëm serbo-kroatisht e prezantohet si Abazovic! Në këtë këndvështrim, me siguri modeli i tij politik është një imitim i modelit politik të Titos, që reklamon bashkimin, por garanton qeverisjen e një pakice! Prandaj, Dritani është një model për tu studiuar nga shkencat politike ose politologët!

Së treti, me strategjitë e tij të manovrave politike "just in time" duke zbatuar "real politik"  arriti të mund klasën e trashëguar politike malazeze, mundi të korruptuarit dhe me aftësitë e tij krejt personale, ju mori pushteti dhe u bo kryeministër në një moment që askush se kishte menduar dhe imagjinuar më parë!

Së katërti, shqiptarët kanë arsye të jenë entuziast vetëm për arsye historike se më në fund kemi një kryeministër shqiptarë në Mal të Zi, por premisat që ai të jetë ekskluzivisht kryeministri i shqiptarëve janë të vogla ose thuajse fare. Ai është dhe do të jetë  kryeministër i malazezëve, sepse ndryshe nuk mund të rizgjidhet më dhe rrezikon ta mbyll shpejt karrierën e tij politike! Prandaj, mendoj se me fakte konkrete Dritani do të bëj pak ose shumë pak për të drejtat si shtet-formues të shqiptarëve në Mal të Zi! Megjithatë, shpresat janë që shqiptarët të fitojnë identitetin e tyre të vjedhur e tjetërsuar e kjo duhet të filloj që Dritani duhet t'i bëj ndryshimin e mbaresës "vic" të mbiemrit të tij "Abazovic", pastaj çështje madhore të shqiptarëve në Mal të Zi është ajo e pronave, e gjuhës e statusit si shtet-formues dhe e drejta e flamurit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë