Dritan Goxhaj letër publike nga burgu 313: Dorasit e paguar nga Serbia duan të eliminojnë totalisht UÇK-në dhe këdo që ka luftuar me të

Dritan Goxhaj letër publike nga burgu 313: Dorasit e paguar nga Serbia duan të eliminojnë totalisht UÇK-në dhe këdo që ka luftuar me të

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj i arrestuar prej 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës ka reaguar me një letër publike nga burgu 313 ku vijon të presë vendimin nëse do të ekstradohet apo jo në Hagë

Në letrën e postuar në Facebook, Goxhaj thotë se përmes dorasit të cilët i identifikon si 'Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë' Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzohe se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Postimi në facebook

Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë

Fatkeqësisht, dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar asnjëherë këtyre trojeve tona. Dikur, këta doras, i gjeje nëpër skutat më të errëta e mejhanet më të qelbura të kasabave (qendrave të banuara) tona. Atëherë këta doras i përkisnin një kategorie njerëzish shumë të ulët dhe, pothuajse pa përjashtim, në nivelin e analfabetit. Ndërsa sot niveli i këtyre dorasve ka ndërruar 180 gradë. Në rast se në ato vite të errëta për popullin tonë dorasit ishin pothuajse 100% shqiptarë, sot ata janë 100% të huaj. Dhe këta të huaj i përkasin një kategorie njerëzish të mirëarsimuar.

Sot këta doras nuk gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik. Këtyre dorasve me jaka të bardha e toga të zeza sot u është dhënë edhe statusi special për detyrën që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Sot këta doras quhen Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë. Dorasit e paguar te ne gjithnjë kanë qenë në shërbim të fqinjëve tanë e veçanërisht të Serbisë.

Edhe sot këta doras me toga të zeza janë vënë ekskluzivisht në shërbim të Serbisë. Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

Jo më larg se para tri ditësh, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kërcënoi haptazi Maqedoninë e Malin e Zi për njohje të Kosovës. Imagjinoni se çfarë urrejtjeje dhe në çfarë gjendjeje emocionale dhe psiqike ndihet shteti serb përballë asaj organizate politiko-ushtarake e cila e solli Kosovën në këtë pikë që gjendet sot. Prandaj, Serbisë i duhet sot dorasi special në formë prokurorie dhe gjykate që të hakmerret ndaj atyre njerëzve që i shkaktuan Serbisë turpërimin e saj më të madh në gjithë historinë e saj, qoftë si mbretëri dikur, qoftë si republikë sot.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është i vetmi formacion politiko-ushtarak në trojet shqiptare që e çoi deri në fund dhe i kreu plotësisht detyrat e saj strategjike dhe operacionale, detyra këto të përcaktuara haptazi në emrin e saj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Kjo ushtri arriti, me ndihmën edhe të NATO-s, të realizonte çlirimin e Kosovës. Ajo arriti të bëjë atë që asnjë organizim tjetër politiko-ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit nuk kishte mundur ta bënte. Arriti të përzinte Serbinë ushtarakisht nga trojet shqiptare në Kosovë, duke e detyruar atë jo vetëm të tërhiqet me turp, por edhe të detyrohet që gjatë tërheqjes të kërkojë mbrojtjen e KFOR-it nga frika e UÇK-së. Ndaj, Serbia kurrë nuk do të heqë dorë së luftuari kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. Sot ajo ka bërë një kontratë me dorasin që quhet ZPS dhe Gjykatë Speciale, por që kjo kontratë vrastare të arrijë të realizohet i duhen edhe disa kallauzë. Duhen këta kallauzët vendas që të ndihmojnë dorasit e huaj në realizimin e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë. Dhe këtyre kallauzëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në një vend pune në administratën e shtetit të Kosovës, u është dhënë një status special më vete. Këta kallauzë sot konsiderohen ca si dëshmitarë të mbrojtur, e ca si dëshmitarë të fshehur, por të gjithë janë thjesht vetëm kallauzë-dëshmitarë të rremë. Sot, me ndihmën e këtyre kallauzëve të rremë, këta doras po dënojnë, tentojnë të dënojnë, burgosin e tentojnë të rrëmbejnë me procedura ish-luftëtarët.

E të gjitha këto bëhen në emër të të njëjtit popull nga gjiri i të cilit dolën këta luftëtarë që u rreshtuan në UÇK.

Çdo luftëtar sot, nuk është në luftë vetëm për të siguruar mbijetesën për veten e familjet e tyre, por  është në luftë edhe me veten, brenda së cilës i përplasen dy mendime. Në të parën luftëtarit i vijnë në mendje disa vargje të K.Th. Spirit:
“Mora pushkën, dola malit,
të luftoja për atdhe.
Nga ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne?!”

Por pastaj sërish luftëtarit i vjen në ndihmë patrioti Ali Asllani me vargjet e tij:
“Koha është e maskarenjve,
por atdheu i shqiptarëve.”

Dhe në frymën e vargjeve të Ali Asllanit uroj që edhe në sistemin gjyqësor të shtetit amë të ketë shqiptarë të cilët e shohin atdheun njësoj si ne dhe, në largpamësinë e këtyre vargjeve, të mos bëjnë noterin duke e noterizuar këtë kontratë vrastare të dorasit dhe Serbisë, por të jenë në lartësinë e detyrës e të ndjenjës atdhedashëse e të bëjnë me të vërtetë gjykatësin.

Dritan Goxhaj

Burgu 313

Tiranë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DITURIA: 26/08/2023 16:42

    Thon që dituria është vyrtyt i'budallait'Teimëria e trimave,dhe tradhëtia e të ashtuquajturve qënie njerzore pa fe dhe atdhe.Kjo është drejtësi...në Ha(le)gë.

    Përgjigju
  • don joni: 26/08/2023 14:55

    jemi kthyer ne popull dele nuk e mbeshtetem dritanin ne protesten ne tr qe u be edhe i gjati kshu se ven ujet ne zjarr per patriotet

    Përgjigju
  • populli: 26/08/2023 13:58

    Liroeni trimin o tradhetare o buke shkelur

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/08/2023 13:53

    Mos ia akuzo serbin kryeministrit të Tiranes dhe partis së tij o Trim, se që besa mundet edhe të të vrasin këta tradhtarë. Sepse PS e Edvin shkjaut shqipfolës nuk mundet të jetoj pa Oksigjenin serborus…!!!

    Përgjigju
  • Xxcc: 26/08/2023 13:51

    Keqardhje per ju!Duhet ta kishit kuptuar qe idealistet sot jane ne minorance.Jemi specie ne zhdukje .A do ta benin kosovaret per ne kete qe bere ti?Keqardhje edhe per babain tuaj qe perjeton kete ngjarje tuajen.Ju uroj me te miren!

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/08/2023 13:46

    Edvin shkjau shqipfolës është i betuar aë do ta shkatrrojë edhe UÇK edhe Republiken e Kosovës për ta kthyer DARDANEN nën këmben serboruse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit