Dritan Hila: Duka nuk është viktimë e politikës, por e babëzisë së tij

Dritan Hila: Duka nuk është viktimë e politikës, por e babëzisë së tij

Armand Duka

Sot FSHF është një nga bizneset më fitimprurëse, por aspak sportive. Stadiumet janë bosh, ndërkohë shumica e ekipeve që kanë bërë emër në futbollin shqiptar ose janë eliminuar ose janë tërësisht anemikë. Kjo, jo vetëm për faj të Armand Dukës por edhe për faj të tij. Tregtari i lavatriçeve dhe vezëve e ka kuptuar se futbolli është një ndër bizneset më të mira, dhe ka 20 vite që e ka kapur për fyti dhe nuk e lëshon. Është një ndër rastet ku edhe në Shqipërinë që nuk përbën çudi asgjë, ky është rasti i çudisë. Njëzet vjet në krye të federatës janë një rekord që bën lajm edhe këtu. E ndërkohë, federata është kthyer në një qendër korrupsioni.

Fonde të UEFA-s qe shkojnë për fusha private dhe fëmijë qe duhet të paguajnë për t’u stërvitur, trafiqe pronash, shitblerje ndeshjesh, të gjitha nuk janë më lajm. Futbolli shqiptar shikohet si një gropë e zezë në Evropë dhe vetë shqiptarët tashmë janë mësuar që qytete të cilat dikur ishin vetëm stacion pushimi autobusësh, të dalin disa herë kampion.

Përpjekja e Dukës për ta politizuar, mbetet një taktikë ende e suksesshme në Shqipëri. Vetëm se në këtë rast pushteti i FSHF është pushteti më i korruptuar në vend, ku çdo pushtet tjetër ngjan i dëlirë përpara tij. Devijimi i debatit nga llumi ku është FSHF në gjuhën që ka përdorur Veliaj në një takim, është thjesht një bombë tymuese për të shmangur debatin kryesor: Gjendjen e FSHF si një batak vesesh dhe trafiqesh ku çdo bordello do dukej si manastir.

A do ja dalë Duka të rizgjidhet? Llogaritë tregojnë që do ja dalë dhe kjo do zgjasë lëngimin e sportit kryesor, gati të një feje, te shqiptarët. A do mundet Erion Veliaj të krijojë një çarje në murin e FSHF-së? I vetëm nuk ja del dot, pasi sistemi nuk e lejon. As ndërhyrja e Ramës nuk e ndihmon. Vetëm lëvizja e drejtësisë, prokurorisë, që të marrë në shqyrtim letrat e institucionit mund të sjellin zhvillime të reja. Në të kundërt, Duka do vazhdojë të sundojë në dukatin e tij, sikur vetë Skënderbeu t’ia kishte dhuruar me të drejtë të trashëgueshme këtë titull./dritare.net.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 27/01/2022 13:29

    Ne cdo kohe, ne cdo muaj te vitit,cdo vit e cdo dite ka qene è mundur te "verulen" kunder fshf(Dukes) por jo... fushat a eshte tani, komanda eshte dhene tani... ssskape! Dhe è gjitha tregon qe, ne shqiptaret e kemi ne gjak luften e klasave, do ta zhdukim edhe mikun e armikut berishe, ani pse me metodat e berishes.Po Uefa, Fifa c'fare thone?

    Përgjigju
  • Sula: 26/01/2022 17:01

    Shtet leshi,,,e vjedhin,,bandat e hajduteve si duka,, injorante,,e te tredhur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik