Dritan Leli dje një orë në SPAK, Burime: U pyet për një aferë me tjetërsimet e pronave, ndaj tij nuk ka kallëzim

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë dje në pyetje nga SPAK për rreth një orë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Leli është paraqitur për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.

ReportTv mëson se BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai. Të njëjtat burime nga SPAK bëjnë me dije se ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim.

Leli rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kryebashkiaku Leli qëndroi në SPAK një ditë më parë për afro 45 minuta. Ai nuk mori pjesë në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët në Progradec. Kreu i qeverisë e kritikoi ashpër punën e tij në drejtimin e pushtetit lokal.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gysi halelushi: 23/07/2022 19:04

    Evi zemra ,,mbarove ate punen ti ? Mos renko fort se degjohesh dhe me vjen turp mua..

    Përgjigju
  • Ergys halelushi: 23/07/2022 10:05

    Bkh i prishi gjumin ,,ja dhe pak se do shkoj ne letargji ne rec atje e ka vendin.

    Përgjigju
    • Evis: 23/07/2022 17:18

      Oh Ergys, Oh zemer, oh, oh, ah, ah

    • Da Vinci: 23/07/2022 11:15

      Per Reç ka rradhe te gjate, SaliMetMediRamBeqLukuni... Dritani po shkon nje muaj ne Majorka me pushime. Inat paçi ErgysEndriGjikGjiknurLukuni

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?