Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk ishte në Pogradec në takimin e kryebashkiakëve ku kryeministri Rama kritikoi ashpër punën e tij në drejtimin e pushtetit lokale. Report Tv e filmoi pak pas kësaj deklarate në Tiranë, teksa hynte në derën e SPAK.

Në dalje, kryebashkiaku Leli zgjedhi t’i shmanget gazetarëve duke u përgjigjur shkurt se nuk e kishte thërritur SPAK, dhe theksoi se as nuk bëri ndonjë denoncim. Burime bënë me dije se Leli është thirrur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të dhënë deklarime në lidhje me një hetim që SPAK ka në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë po ashtu se pak javë më parë, ka pasur edhe një hetim të Kontrollit të Lartë të Shtetit për bashkinë e Vlorës, ku është kërkuar shkarkimi i 5 drejtorëve në bashkinë e Vlorës, pasi janë konstatuar shkelje në procedurat e tenderëve. Gjithashtu KLSH ka kërkoi edhe pezullimin për 28 punonjës të tjerë.

Në fjalën e tij, Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, i cili sipas tij nuk është aktiv për tu marrë me higjenën e qytetit dhe potencialin që ky qytet ka në vetvete. "Kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha... Të qenit xix mëngjes drek, darkë", tha Rama.

1658491055_spak.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Erdhe të bësh denoncim? Dritan Leli del nga Prokuroria e Posaçme: Pyesni SPAK

 

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar lidhur me praninë e tij në SPAK. I pyetur nga gazetarët Lela është shprehur se nuk ka bërë denoncim dhe se duhet të pyesin SPAK.