Dritan Leli: Gjiri i Vlorës destinacioni i ri i garave për varka me vela

Dritan Leli: Gjiri i Vlorës destinacioni i ri i garave për varka me vela

"Gjiri i Vlorës do të kthehet në destinacionin e ri të garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore", ky është premtimi i dhënë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, që ka dhënë ditën e sotme me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Leli ka postuar edhe një video ku tregon se Gara e Gjirit të Vlorës tashmë është bërë pjesë e Regatës të varkave me Vela Brindizi-Vlorë, falë ndërhyrjes dhe mbështetjes së bashkisë.

Postimi i plotë i Lelit:
"Gara e Gjirit të Vlorës, pjesë e Regatës të varkave me Vela Brindizi-Vlorë, është fillesa e Vlorës turistike të së ardhmes. Synojmë që gjiri i Vlorës të kthehet në destinacionin e ri të garave ndërkombëtare të varkave me vela dhe sporteve të tjera ujore" shkruan Dritan Leli, Kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja