Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj tha se ato si këshilltarë bashkiake kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe se mënyra sesi zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari. Tahiraj tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anticovid është qesharak. Tahiraj tha se Leli lejoi vetëm pak ditë më parë Partinë Demokratike të zhvillojë një takim në sallën e ‘Petro Markos’, pa hasur asnjë pengesë nga Leli sa i përket masave-anticovid.
‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.
Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.
Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.
Lajmi kryesor:
Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.1%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
21 Nëntor, 09:43
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Vlorë/ Bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30 -vjeçari niset drejt Tiranës! Në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Nëntor, 12:39
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor, 18:27