Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës

Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e Bashkisë, Dritan Leli.

Anëtarët e Këshillit Bashkuak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin "Petro Marko", ndërsa nga ana tjetër kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online. Leli njofton se Bashkia nuk do të vërë në dispozicion teatrin për mbledhjen.

Nga ana tjetër deputeti i Zgjedhur në Vlorë Anduel Tahiraj, theksoi se mënyrën sesi zhvillohet mbledhja e përcakton Këshilli Bashkiak dhe jo kryetari. Sipas tij pretendimi i Lelit për të mos zhvilluar mbledhjen për shkak të masave anti-COVID është qesharak.

Kujtojmë se pak ditë më parë Lulzim Basha zhvilloi takim në sallën e ‘Petro Markos’, pa hasur asnjë pengesë nga Leli sa i përket masave-anti COVID.

Ndërsa në një dokument të firmosur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njoftohej se mbledhja për sot do të mbahej ambientet e "Petro Markos" me rend dite diskutimin mbi shqetësimet e qytetarëve vlonjatë për problematika si pastrimi, ndriçimi apo edhe shërbimet vendore.

Kujtojmë se pak ditë më parë një pjesë e madhe e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës kërkuan një mbledhje të jashtëzakonshme për të trajtuar shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore. Këshilltarët kanë kërkuar një ballafaqim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, ku të jenë të pranishëm deputetët e qarkut, përfshirë edhe Kryeministrin Rama.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhej në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

Njoftimi i Keshillit Bashkiak Vlore

 

Letra e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Leli mbyll dyert e 'Petro Markos', fton këshilltarët bashkiak në mbledhje online: Në zyrë keni raportin për çdo pyetje! Mediatizimi sa krijon paqartësi të kota

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thirrur mbledhje online me drejtuesit e bashkisë dhe këshilltarët bashkiak, por që këta të fundit kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi ata kërkojnë takime fizike në ambientet e brendshme të teatrit "Petro Marko". Kjo gjë nuk u pranua nga Leli, i cili sqaroi se është në kundërshtim me rregullat e vendosura gjatë pandemisë dhe nuk ka lejuar mbajtjen e mbledhjes aty. Leli gjatë mbledhjes online me drejtuesit e bashkisë ka sqaruar se çdo këshilltari të bashkisë i është dërguar në zyrë një raport specifik mbi të gjitha problematikat dhe pyetjet që ata kanë ngritur për punën e bashkisë Vlorë, ndërsa i fton këshilltarët që nëse kanë paqartësi është në dispozicion për pyetjet e tyre.

"Për opinionin publik u vë në dijeni me situatë paksa të pëlqyeshme në lidhje me mirëfunksionimin e punës në Bashkinë Vlorë edhe problematikat e ngritura nga këshilltarët bashkiak. Kam komunikuar me këshillin bashkiak ku i kam referuar në mënyrë të përsëritur arsyet pse nuk mund të zhvillohet takimi tek teatri "Petro Marko". Kërkesat dhe insistimet e vazhdueshme për mbledhje në ambientet e mbyllura janë në kundërshtim me rregullat për pandeminë.  Në respektim të rregullave mbledhja duhet të zhvillohet online. Më vjen keq edhe në këtë rast të mbledhjes online që këshilltarët bashkiak nuk janë paraqitur, ne kemi përgatitur informacionin e nevojshëm dhe oa kemi çuar në zyrë çdo këshillitari bashkiak për pyetjet e tyre të ngritura", tha Leli. 

Leli tha se mediatizimi i panevojshëm i disa çështjeve krijon paqartësi që nuk i shërben asgjëje.

"Mediatizimi i panevojshme krijon një paqartësi që nuk i shërben asgjëje, megjithatë i garantojmë të gjithë këshilltarët se pasi të lexojnë raportin të na drejtohen për çdo paqartësi që kanë në lidhje me punën në territorin e bashkisë Vlorë", tha Leli.

Ora 10:49
Dritan Leli u mbyll dyert e Teatrit, deputeti Tahiraj: Po shkel ligjin, mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari

 

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj tha se ato si këshilltarë bashkiake kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe se mënyra sesi zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari. Tahiraj tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anticovid është qesharak. Tahiraj tha se Leli lejoi vetëm pak ditë më parë Partinë Demokratike të zhvillojë një takim në sallën e ‘Petro Markos’, pa hasur asnjë pengesë nga Leli sa i përket masave-anticovid.

‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.

Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.

Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skela: 15/06/2021 14:34

    O pupu,cerat thuaj po paskane qene pa dinjitet fare tani sbeka ky!berrrry Damjni me vrap keta si dele.

    Përgjigju
  • Pupu: 15/06/2021 13:35

    Po Anduel Tahiraj!!! Bobobo te kerkoi ky llogari! Si eshte ne fytyre,si qen laro,nxiron. Ky ka qen me Pd me para. Ky palacua e ka rrethuar me zinxhire komplet tek pallati tij mbrapa Tre Rracave qe i themi ne ne Vlore. S'le te futet njeri. Ca ja ka lene pronen Babai ketij. Jep dhe mend ky,do dhe llogari. Ik o laro,te rra fati na perfaqesoni ne parlament. Dritan Leli,eshte si eshte te pakten eshte qytetar. Ky vet Anduel Tahitaj i thosh Elektoratit votoheni Dritan Lelin se eshte Qytetar i Vlores. Ikni o te pabese,o ushtare o njerez pa dinjitet,komplet legena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja