Dritan Mehmeti kërkon kujdes ndaj Erzenit: Dinamo ndjen presionin e rezultatit
Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos
Erzeni dhe Dinamo luajnë nesër në orën 13:30 në Rrogozhinë për javën e 22-të në Superligën e futbollit. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti. Ai tha se te Blutë ka presion për rezultatin dhe duhet kujdes ndaj shijakasve.
"Futbolli është i paparashikueshëm, prandaj dhe është i bukur. Të jep emocione të jashtëzakonshme. Skuadra futet në presion kur pëson gol, ndoshta është kthyer në një problem kronik në aspektin psikologjik. Skuadra beson shumë te cilësitë e saj, por e ndjen presionin e rezultatit. Kur pësojmë gol humbasim besimin dhe këtu po punojmë fort.
Shpresojmë që të jemi më të qetë dhe të japim më tepër. Dinamo podhon lojë, shkojmë edhe 2-0, si me Tiranën dhe Kukësin. Nuk duhet ta shkojmë në ato situata, që ta dorëzojmë ndeshjen. Ngarkesa psikologjike rëndon te të gjithë lojtarët. Na duhet të kemi shumë më tepër entuzizëm dhe besim në vetveve, që të shprehim më mira vlerat tona.
Skuadra ka forcë karakteri. Mënyra si i kemi pësuar golat që na kanë futur në panik janë gabime individuale. Nga goditjet standarde pësojmë gola dhe kemi punuar në këtë drejtim. Na duhet të menaxhojmë më mirë avantazhin.
Para Erzenit kemi disa shqetësime të vogla me Smaçin, të shohim bashkë me stafin mjekësor. Erzeni është skuadër e vështirë, me elementë cilësorë që mund të bëjnë diferencën. E kemi vlerësuar, sepse ka bërë mirë edhe ndaj skuadrave pretendente, si Egnatia dhe Partizani. Mund të kemi ndryshime të vogla, do t’i përshtatemi kundërshtarit. Është pozitiv fakti që e kemi grupin të plotë këtë herë, sepse ke mundësi të bësh edhe zëvendësime", tha Mehmeti.
Pas javës së 21-të, Dinamo (-1 ndeshje) mban vendin e gjashtë me 25 pikë. Erzeni me 22 pikë pozicionohet në vendin e tetë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.6%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 1014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Aksidentoi për vdekje këmbësorin 45-vjeçar në autostradën Thumanë-Laç, arrestohet shoferi
15 Mars, 17:09
-
Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen
15 Mars, 16:51
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
92-vjeçari që sfidon vitet, u specializua në Bashkimin Sovjetik e mësoi shqiptarët si të prodhonin veshje, sot i vetmuar: E kaloj mërzinë me macen, është si njeri
15 Mars, 15:49
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
14 Mars, 15:39
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20