'Dritan Mehmeti s'më intereson', Giovanni Colella: Unë dhe Hoti te Partizani deri në qershor

Erzeni dhe Partizani luajnë këtë të shtunë për javën e 31-të në Superligë. Në 18:00 në "Niko Dovana" në Durrës, dy skuadrat do kërkojnë pikë për objektivat sezonalë. Për këtë duel foli edhe trajneri i Partizanit, Giovanni Colella. Italiani u ndal te kundërshtari, mungesat dhe klima jo e mirë e të tijve në ekip. Nuk mund të mungonte edhe një përgjigje sa i takon deklaratës së ish-trajnerit të "Demave", Dritan Mehmeti.

“Një skuadër e cila nuk fiton prej disa ndeshjesh mendoj se është më e rrezikshmja nga të gjitha. Është normale që të gjitha ndeshjet në këtë fazë të jenë të vështira. Edhe ndeshja që fituam 3-0 nuk ishte e lehtë, çdo ndeshje për ne është e vështirë", tha fillimisht italiani.

Më pas trajneri i Partizanit u ndal edhe te mungesat, duke konfirmuar tre emra si Selmani, Magget dhe Sembene.

"Mungesat? Nuk do të kemi mungesa përveç Magget, Selmanit dhe Sembene. Të tjerët janë të gjithë të gatshëm. Selmani nuk luan prej 3 javësh dhe nuk më shqetëson më, fatkeqësisht janë gjëra që ndodhin dhe tani duhet të gjejmë zgjidhjen. Më në fund do të luajmë në një ndeshje që nuk bie shi dhe nuk do të lagemi", vijoi trajneri.

Ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti në një intervistë të fundit tha se nëse do ishte në krye të ekipi do e drejtonte sipër Tiranës në renditje. Në lidhje me këtë deklaratë, Colella tha se nuk kishte interes.

"Deklarata e Mehmetit? Nuk më intereson deklarata e Mehmetit, nuk e kam lexuar, nuk i komentoj deklaratat e të tjerëve pasi gjithsecili ka të drejtën për të dhënë mendimin e tij", tregoi Colella.

Më pas trajneri i Partizanit u ndal edhe te klima në ekip, duke konfirmuar edhe një mosmarrëveshje mes klubit dhe Hotit.

"Konflikti Cara - Hoti? Janë gjëra normale që të ndodhin mosmarrëveshje mes lojtarëve, ata kanë bërë një shfaqje jo të mirë, dhe në disa raste sillen si fëmijë dhe ne i lemë që të kuptojnë gabimin. Problemi është mes Hotit dhe klubit të Partizanit, unë po jap 100% në punën time, unë Hotin e kam pjesë të kontigjentit dhe e konsideroj futbollist. Nuk mund të flas për përfundimin e kontratës së tij dhe mua më mbaron në qershor, por si i bie që të mos punoj deri atëherë?”, përfundoi Colella.

Pas javës së 30-të, Partizani me 51 pikë mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, shijakasit me 38 pikë renditen në vendin e gjashtë, duke pasur pesë ndeshje pa fitore.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë