Dritan Prifti: Kallëzim penal 2
personave, më kërcënuan

TIRANE - Dritan Prifti, që kandidon si i pavarur në Fier, ka kallëzuar penalisht dy persona, pasi sipas tij, e kanë kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit. Dy personat e kallëzuar penalisht janë Ergi Ducellari dhe Arsi Gremi.

Ndërkohë, duke folur për kandidimin e tij, Prifti ka thënë se është i sigurt që do të fitojë mandatin e deputetit. Ai tha se këtë e bazon edhe në një sondazh të OSBE, sipas të cilit, fiton 13.5% të votave.

Prifti ka thënë se nëse do ishte pjesë e ndonjë partie, do të mund të siguronte tre mandate në qarkun e Fierit. Një deklaratë të tillë kandidati i pavarur Dritan Prifti e ka bërë dje, pikërisht në momentin kur ambasadori i SHBA në Tiranë, Arvizu ka qënë në qarkun e Fierit.

Vizitë që ndodh disa ditë pasi në këtë qark u dhunua fizikisht kandidati i FRD-së, Mit’hat Hoxha. Ngjarja ndodhi më 9 qershor në Roskovec të Fierit.

Po ashtu, kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj i shprehu ambasadorit Arvizu shqetësimin për disa zona të specifikuara si të “nxehta” gjatë fushatës në rrethin e Fierit, probleme këto të njohura ndër vite.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës