Dritan Prifti: Nuk ka më video
koalicion me PS në 2013

TIRANE - I liruar nga akuzat e Prokurorisë për korrupsion, deputeti Dritan Prifti në "Tonight Ilva Tare" deklaroi se tashmë gjykata e tha fjalën e saj, duke ndarë të njëjtin vlerësim edhe për ish-bashkëpunëtorin e tij Ilir Meta, ndërsa shtoi se ndihet krenar për kurajon që pati për të dalë kundër rrymës, por njëherësh garantoi se e ka mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e videove.

A ishin akuzat ndaj jush politike?

Prokuroria thotë se s'kishin as një provë, janë pyetur mbi 100 dëshmitarë, janë marë të gjitha praktikat në të cilat kam firmosur, të gjitha kontaktet, janë përgjuar të gjitha telefonatat e mia, ska ndodhur për ndonjë politikan që të hetohet në mënyrë kaq të detajuar, por pavarëssiht kësaj cështja shkoi në gjyq. Një prokuror në konfidencë më ka thënë se asnjë xhepist smund të shkojë në gjykatë në një situatë të tillë, pa prova. Ky ka qenë një presion i mazhorancës për të mos vendosur dy standarte. Megjithatë kjo histori përfundoi pavarëssiht cfarë i shkaktoi familjes së Dritanit. Megjithatë kur hyra në gjykatë dhe pashë atë trup gjykues, ku nga 5 anëtarë 4 të emëruar nga PD thashë se kjo çështje mbaroi me kaq, isha unë kurbani i radhës. Edhe me kolegë gazetarë kur kam folur më kanë thënë se ska mundësi nga gjithë ata gjyqtarë të të bjerë kjo trupë gjykuese ty. Por realisht edhe ne gabohemi, ajo trupë gjykuese ka bërë një punë profesionale dhe ligjore, rasti im tregoi se politika nuk ndërhyri në gjykatën e lartë, nëse do e kishte bërë sdo kisha këtë përfundim për rastin tim.

Çfarë ishin ato euro që panë gjithë shqiptarët?

Ka të bëjë me një çështje thjesht private, me një investim që do bëhej, asnjë lidhje me detyrën shtetërore. A di gjë ti se çfarë ishin këto para? Askush s'ka mundur të zbulojë një akt penal. S'ka si të marrësh një vendim kundër dikujt kur se provon dot, por gjykata ka pasur në dorë ta zvarriste vazhdimisht.

Kur keni qënë në dijeni të një pafajësisë pse patët frikë?

Unë kam pas frikë për njerëzit e mi që më rrethonin, për shqetësimin e tyre. Nuk ka qenë e thjeshtë, u largova nga një grup i mazhorancës ku isha me një influencë të madhe dhe dola në opozitë pa pasur në krahë as PS. Bëra armik kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit dhe skisha mbështetjen as të PS. Lorenc vangjeli është një nga analistët e vetëm që e shqyrtuar cështjen time fletë për fletë, ka qenë pasqyrim i një pune 1 vjecare e imja. Dhe më tha që në këto 12 volume ska asnjë akuzë, flitete vetëm për pafajësi ndaj teje dhe më vonë bëri dhe një artikull.

Keni pasur oferta për tu korruptuar?

Me ligj një minsitër nuk mund të merret me biznes të drejtpërdrejt kur është në detyrë. Sekuencat në këtë video të cilën e kam xhiruar vetë, nuk bëhej fjalë për një biznes ku përfshihej Dritani apo Leonardi por për të mbështetur një biznes. Unë nuk dua të qëndroj shumë në këtë pjesë, por absolutisht një person që është në detyrë përballet me oferta. Nëse do ti kasha vendosur si prioritete, sot do isha akoma ministër, anëtar në LSI, mik me Ilir Metën, për shkak se sdoja të përfshihesha në pazare dhe afera korruptive jam këtu ku jam. Jam këtu sepse dua më shumë fëmijët e mi dhe familjen time sesa disa aleatë politikë. Për 1 vit që kam punuar si ministër janë bërë 4 kontrolle, të gjitha materialet pavarësisht se janë bërë me tendencë për të kapur dicka kundër meje, të katërta skanë shkruajtur asnjë paragraf kundër meje.

I pafajshëm është edhe Ilir Meta?

Ditën kur jam larguar nga detyra Berisha ka bërë një rezyme të punës time, të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta, ndërsa kur fillova t'i godas më pas filluan me termat pazarxhi, etj

Ishte një pazar i prishur me zotin Meta?

Po të ishte i tillë do isha akoma në qeveri. Jam këtu se s'doja të bëhesha pjesë e disa gjërave që s'bëheshin.

Ishte e montuar videoja?

S'e ka thënë asnjë ekspert, as gjykata, ska pasur as ndërhyrje as montim. Ekspertët thanë se mund të ketë pasur ndërhyrje në audio. Unë smund të merrja përsipër dicka të tillë vetë, se kam bërë kurrë.

Ku do të pozicionoheni?

Unë jam në opozitë, nuk jam pjesë e PS. Në dëshirën time është t'i bashkohem grupit të PS, por ky është një proces, pasi siç kam dashamirës kam dhe kundërshtarë në PS për shkak të situatave.

Zoti. Rama j'ua ka falur akuzat?

Edhe m'i ka falur edhe ja kam falur.

A është morale kjo?

Nuk jam ndier mirë në disa përballje të drejtpërdrejta me zotin Rama, kam këmëngulur kur jam takuar me të t'i sqarojmë këto cështje dhe ka qenë këmbëngulja e tij për ti lënë pas. Jem 1 në një vend ku ka shumë urrejtje. Sulmet e mia ndaj Ramës kanë ardhur në një kohë kur ai nxirrte 5 deputetë për shitjen e disa aksione të miat në Fier. Këto i përkasin të shkuarës. PS ka nevojë për një klimë bashkimi dhe solidariteti brenda PS dhe opozitës. Nëse sdo kishte mungesë solidariteti ajo do ishte ende në pushtet. Nëse në zgjedhjet e 2013 nuk do t'i bëjë të gjithë solidarë me njëri-tjetrin do të jetë vështirë. Zoti Rama ka të dretë kur thotë se do të lërë pas të kaluarën, të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar Sali Berishën. Jam në opozitë dhe në 2013 do të jem kundër Berishës. Unë jam i majtë. Pas njohjes nga afër të zotit Berisha jam më se i bindur se në 2013 do të jem me PS ose përkrah saj, por brenda të majtës.

Koalicionet e 2013, si mendoni se do jenë?

Ka një periudhë të gjatë që s'jam pjesë e LSI dhe s'mund të flas me siguri por mund të them se një koalicion me PD zvogëlohet, me PS rritet por s'e di në do jetë në interes të PS pasi mund t'i zvogëlohen votat. Me PDIU mund të ishte zgjidhja më pozitive, mund të ketë interes më të madh. Në Fier pas largimit tim votat janë përgjysmuar, nëse bashkohen me PDIU përsëri mund të merret 1 deputet, e merr LSI apo PDIU duhet parë.

Kush do mbajë përgjegjësi nëse humbet sërish PS?

Është një përgjegjësi kolegjiale.

Ç'rrezik do kishte nëse Berisha merr një mandat të tretë?

Kemi degjenerim të pushtetit në mandatin e dytë të PD. Kemi arritur deri në atë pikë sa kushtëzohen të drejtat e qytetarëve. PS s'ka pasur asnjëherë simptomat e PD. PD ka kapur shtetin, i ka mbetur vetëm Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit, një shembull ishte edhe kundërshtimi i arrestimit të gardistëve. Kur ishte PS në pushtet presidentin ja dha PD. PS ka pasur problem me korrupsionin, por ka pasur një qeverisje më të mirë. Ajo që po ndodh sot në qarkun e Fierit s'ka asgjë të përbashkët me një shtet ligjor dhe demokratik. Sot që flasim PS ka 11 këshilltarë më shumë se PD. Unë jam i shokuar, policia s'lejon mbajtjen e mbledhjeve të qarkut, kur vjen një situatë të tillë duhet patjetër rotacion politik. Nuk është çështje periferike është cështje e shtetit ligjor. Të kalohet projektligji i Gjykatës së Lartë, kur s'respektohen vendimet e saj. S'ka rast më flagrant të një diktature. Kjo bëhet në favor të zgjedhjeve të ardhshme ku do eksperimentohet numërimi elektronik. Edhe prefekti është i mazhorancës dhe s'ndërhyn se ka fjalën më të madhe se ligjin.

A keni patur oferta nga partitë e reja për tu bërë pjesë e tyre?

Kam pasur disa oferta nga partitë e reja parlamentare dhe jo. Dëshira imë është që të jem pjesë e opozitës. Më pëlqen ideja e zotit Braçe, që strukturat e partisë të zgjedhin deputetët dhe sesi mund të renditen ata në lista. Do ishte dhe e lehtë për Ramën që të shmangte përcarjen mes depuetëtve, do ishte shumë më demokratike, dhe është një mundësi reale për të mos para të njëjtat fytyra, që i do kryetari por s'i do elektorati. Do ishte një mundësi e mirë uniteti për PS.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen