Dritan Prifti:Opozita mocion
shkarkimi për Berishën
Deputeti Prifti zbuloi skenarin e mundshëm që po organizohet nga opozita, e cila pritet të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë Berisha para zgjedhjes së Presidentit "Berisha e Meta s'flasin, komunikimi me sekserë"
TIRANE- Deputeti Prifti zbuloi skenarin e mundshëm që po organizohet nga opozita, e cila pritet të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë Berisha dhe shkarkimin e kryeministrit. Dhe këtë skemë ai e sheh në lëvizjet e Metës dhe nuhatjen e tij politike në kalimin në anën e opozitës. "Meta ka nuhatje politike, jo sa Berisha por në liderët e majtë them se është më i miri. Them se ka disa cilësi, por ka bërë gabime që e kanë njollosur, por nuk mund t'ja mohoj cilësitë. Ka matje politike dhe pragmatizëm politik se po vijnë zgjedhjet. Planet kanë filluar për mocion mosbesimi para zgjedhjes së presidentit, por nuk e di që LSI do jetë pjesë. Ka filluar të bëhet lobing në Parlament në mocion mosbesimi. Unë jam opozitar", deklaroi Prifti në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", duke nënkuptuar se si i tillë do votojë në një mocion të mundshëm kundër qeverisë.
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti komentoi në mënyrë të detajuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai deklaroi se e priste një takim mes Ramës e Metës, ndërsa tha se nga ky takim më i fituar është kreu i LSI. "Nuk jam befasuar e dija që do ndodhte ky takim. Një ditë më mbrapa mora vesh çfarë është diskutuar në takimin e tyre. Do ta quaja një takim normal, çdo gjë ndodh, vijnë kohërat kur edhe armiqtë më të mëdhenj ulen bashkë për të parë drejt së ardhmes. Nga ky takim Meta ka fituar më shumë, Rama humb besueshmëri në elektorat, humb kauzën e 21 janarit, që e bëri si revoltë ndaj korrupsionit të qeverisë", tha ai.
Sipas Priftit, Rama ka shkuar në takim me Metën me qëllim që PS të marrë pushtetin në vitin 2013, ndërsa shtoi se edhe Meta ka si qëllim të marrë votat e majta duke dhënë sinjalin se po shkon majtas. "Rama ka shkuar në takim me Metën që të fillojë një lloj ndryshimi, që të kthejë opozitën në pushtet në vitin 2013. Ndërsa Meta është politikan me zgjuarsi të madhe, e ka kuptuar se ku qëndrojnë votat. Ai e di që në zgjedhjet e 2013 s'merr më vota të majta. Duke dhënë sinjale që po shkon majtas ai ruan votat e tij, po jep edhe sinjalin që do jetë prapë në pushtet", shtoi Prifti. Duke folur për këtë takim, Prifti shtoi se ai është bërë shkas për krisjen e koalicionit PD-LSI, ndërsa shtoi se mes Berishës e Metës nuk ka komunikim. "Meta në këtë rast ka treguar një lloj mungese respekti për partinë në qeveri. Ka një nervozizëm mes PD dhe LSI. Ka shqetësim të madh në të dy krahët për koalicionin PD-LSI, Berisha e Meta kanë pezulluar komunikimet, çojnë sekserë tek njëri-tjetri për mesazhe, ka krisje.
Është serioze", rrëfen Prifti. Duke iu rikthyer dhe njëherë takimit të shumëpërfolur mes kreut të PS Rama dhe kreut të LSI Meta, Prifti theksoi e ai është deputet opozitar, por kjo s'nënkupton se e sheh veten tek liderët e saj. "E para s'kam goditur askënd për llogari të tjetrit, kam bërë llogarite e mija, në kohën pozitive kur kam menduar për ti bërë. Unë tani jam deputet i opozitës e nuk e shoh opozitën të lidhur me liderë të forcave politike që janë në opozitë ose me Ramën apo dhe Metën. Jam në opozitë dhe kam një axhendë përfundimatare për të zbatuar në Kuvend. Unë jam deputet opozitar e jam dhe i majtë në brumosjen e time politike, s'kam simpati absolute, por i kam të gjitha mundësitë që brenda kuadrit opozitar të kontribuoj", tha Prifti. Duke paralajmëruar në këtë mënyrë se do të ketë ndryshime të forta në politikën shqiptarë në këtë vjeshtë, e cila do të jetë e mbushur me supriza të forta.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15