Dritëhijet e vrasjes së motrave në Astir, avokati për Report Tv: Ademi rrezikon burg përjetë! Familjarët s'duan të hakmerren! Një fëmijë i tronditur se ka parë skenën

Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi, gjatë një interviste për Report Tv ka hedhur ditë mbi prapaskenat e vrasjes makabre që nxorri në pah dhe ngjarje të tjera të rënda si trafikim fëmijësh dhe prostitucion.

Cakrani ka deklaruar se familjarët e dy motrave nuk kërkojnë të hakmerren ndaj Përparim Ademit por që ai të marrë dënimin që meriton. Sa i përket pasurisë së autorit, avokati tha se nëse verifikohet se ai e ka vënë në mënyrë të paligjshme, ajo do t’i shitet dhe të ardhurat do ti kalojnë fëmijëve. Më tej ai tha se njëri fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar pasi ka parë të gjithë skemën e vrasjes. Për të shton se tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për ta marrë në kujdestari.

Ndërsa një nga fëmijët është në fshatin SOS. Përparim Ademi sipas avokatit rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Ndërkaq Cakrani ka shtuar se Ademi i ka përdorur 2 motrat si gra por edhe si skllave duke i mbajtur në tutori me anë të dhunës fizike dhe psikologjike.

“Kjo është një ngjarje që shokoi familjen dhe Shqipërinë për mënyrën e ekzekutimit. Jemi në fillim  të hetimit dhe në vazhdim do të kemi dhe detaje të reja. Kjo ka qenë një çështje që ka lindur këtu e 30 vite më parë. Ata akuzojnë Ademin për shitje fëmijësh. Do vazhdoj të informohem nga organi i akuzës se këto hetime duan kohë.  Prokuroria dhe policia do ti shtrijë hetimet edhe në shtetin grek. Nëse ka një provë. Aty ka implikuar dhe një avokat grek që ua merrte fëmijët dhe i rriste për interesa të tyre.

Kjo familje dhe ky rrjet vjen nga një grupim  shoqëror të një komuniteti të caktuar dhe dal në rezultat që kanë bërë poligami. Këto i ka pëdorur dhe si  gra por edhe si skllave duke i mbajtur në tutorinë e tyre me anë të dhunës fizike dhe psikologjike duke i kërcënuar me anë të pistoletës. Aktualisht ai akuzohet për vrasje dhe e ka pranuar. Gjatë hetimeve nëse arrihet në përfundim që ka vepruar si një tutor i tyre dhe u ka marrë fëmijët dhe i ka shitur atëherë organi i akuzës duhet ti shtojë akuzat. Për greqinë sdiskutohet se është zbuluar dhe një hotel ku mbanin fëmijët. Ata i shisnin fëmijët. Ka patur një rrejt dhe janë shitur 15 fëmijë. ..”, tha ai.

Motivi kryesor i vrasjes sipas tij ende nuk është zbardhur pasi shton se Ademi dhe motrat kanë qenë në konflikte të vazhdueshme. Motrat shton ai ka qenë gjatë gjithë kohës shtatzënë dhe kur lindndin askush nuk i shikonte asnjë fëmijë të tyre.

“Ajo mund të jetë edhe për marrëdhënie,  thash familjarët nuk japin një shpejgim se përse ka ndodhur konflikti atë ditë. Mund të ketë qenë konflikt i një dite më parë por mund të ketë qenë edhe për prishje marrëdhëniesh fiunanciare. Ato jetonin në një shtëpi nga zona e Astirit dhe ndoshta edhe kjo mund të ketë qenë shkaku. Ato kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme shtatzënë dhe në kohën që lindnin nuk shikohej asnjë fëmijë i tyre. Mund të ketë dhe persona të tjerë të impolikuar, nuk është problemi vetëm që të dënohet ai por të zbardhet gjithë rrjeti. Pas hetimeve do provohet se sa kanë qenë ato të përfshira dhe çfarë kanë bërë në këtë punë. Nëse e kanë bërë me dëshirë apo pa dëshirë. Dua që opinioni të mos mësohet me këto ngjarje por që të mos ndodhin”, tha Cakrani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Vrasja e motrave, avokati: Një fëmijë i Zhanetës në gjendje të rënduar, ka parë skenën! Tezja e tij dëshiron ta birësojë! Ademi rrezikon burg përjetë

Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara nga Përparim Ademi ka thënë në Report Tv se njëri fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar pasi ka parë të gjithë skemën e vrasjes.

Për të shton se tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për ta marrë në kujdestari. Një tjetër fëmijë ai thotë se është në fashtin SOS.

“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që ska për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS  unë nuk kam patur kontakte me to.  Njëri ndodhet në fshatin SOS”, tha ai.

Ndërsa për hetimet ai thotë se mund të zgjasin dy vjet, kurse Përparim Ademi rrezikon burgim përjetë.

“Mund të zgjasin edhe dy vjet hetimet. Ne e dimë që i vrau ai dhe mund të dënohet pas një muaji por problemi është te provat e reja që janë nxjerrë nga familjarët. Ai rrezikon burgim përjetë. Akuza që është tani është burgim i përjetshëm. Këtu nuk është vetëm çështja që të dënojmë një person për të zbardhim të gjithë aktivitetin kriminal nëse ka patur. Aty mund të ketë dhe të tjerë të përfshirë që deri më tani sjanë përmendur dhe janë në xhiro. Familjarët sbesojnë se kjo mund të jetë bërë vetëm nga përparimi”, shton ai.

Ora 19:52
Vrasja e motrave në Astir, avokati: Familjarët nuk duan të hakmerren! Pasuria e Ademit mund të shitet dhe t’i kalojnë të ardhurat fëmijëve

Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi gjatë një interviste për Report Tv ka deklaruar se familja e tyre nuk kërkon të hakmerret ndaj Përparim Ademit por që ai të marrë dënimin që meriton.

Sa i përket pasurisë së Ademit, avokati tha se nëse ai e ka vënë në mënyrë të paligjshme ajo do t’i shitet dhe të ardhurat do ti kalojnë fëmijëve.

“Në dijeninë time si avokat motrat dhe familja e viktimave nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ekziston mundësia që duan të hakmerren. Kjo  çështje ata thonë që të zgjidhet me anë të drejtësisë. Të tjerat janë alibi.

Sa i përket pasurisë, nëse ajo është vënë në mënyrë kriminale nga Ademi natyrisht që prokuroria do ta sekuestrojë. Do të shtohen akuza të tjera. Dhe kjo do sekuestrohet më pas nëse do të dalin prova se i ka marrë paratë. Këtu dhe mund të shiten dhe tu kalojnë familjarëve të viktimave. Kjo pasi të verifikohet se është vendosur në mënyrë kriminale”, tha Cakrani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja