'Dritë...për nesër'/ Bashkia e Tiranës organizon koncert homazh për viktimat e COVID-19 në Shqipëri

'Dritë...për nesër'/ Bashkia e Tiranës organizon koncert homazh për viktimat e COVID-19 në Shqipëri

TIRANË- Bashkia e Tiranës përkujton sot viktimat që ka shkaktuar Pandemia COVID-19 në Shqipëri.

Përmes një koncerti homazh, “Dritë...për nesër”, sheshi përpara Universitetit të Arteve do të ndriçohet mbrëmjen e sotme nga qirinjtë në nder të të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga sëmundja që ka prekur mbarë globin, të shoqëruar nga kori dhe orkestra e këtij Universiteti.

E ftuar e veçantë në këtë koncert është sopranoja e mirënjohur Linda Kazani, por dhe emra të tjerë të muzikës operistike, si sopranot Marina Kurti, Elira Hoxha e Anita Kerhani, si dhe dy baritonët Artur Vera dhe Erjon Sherri. Që në muajin mars, kur u shënua rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë, deri ditën e sotme e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës 493 persona.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë