Shkrimtarët kanë mbetur të shpërfillur nga shteti, ndaj institucionet e vendit duhet të mbështesin artin dhe krijimtarinë” është shprehur ndër të tjera shkrimtari i njohur përmes një letre përshëndetëse për hartimin e antologjisë.
Duket se prej vitesh shkrimtarët shqiptarë janë në udhëkryq, ndërsa letërsia e tyre ka mbijetuar.
Së fundi me iniciativën e shkrimtarit Vasil Premçit ka dalë në dritë një vëllim antologjik me tregime që titullohet “Pena e vjeshtës së artë”.
Në këtë antologji janë përmbledhur tregimet e 71 autorëve, midis të cilëve Ismail Kadare, Helena Kadare, Nasi Lera, Dritëro Agolli, Anton Papleka, Ardian Kyçyku, Fatos Kongoli, Arjan Leka, Leonard Veizi, Albert Zholi, etj.
Promovimi i kësaj antologjie u bë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në ambientet e sallës UNESCO.
Tashmë një traditë e re po futet mes shkrimtarëve shqiptarë, botimi antologjik i tregimit që deri dje ka munguar në treg.
Kjo antologji është si një thirrje ku duhet të dëgjohet dhe zëri i shkrimtarëve, poetëve dhe kritikëve shqiptarë, të cilët prej kohësh kanë mbetur si një komunitet i paorganizuar.
Por menjëherë pas tij drejtori i Muzeut Historik, Melsi Labi, i cili mori fjalën tha se dalja në qarkullim e antologjisë me tregime shqiptare është një risi.
Pas leximit të përshëndetjes së Dritëro Agollit, Melsi Labi i siguroi shkrimtarët se në ambientet e Muzeut duhet ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.
“Nuk mund të mos vë në dukje dhe një këndvështrim të natyrës historike; atë të përfshirjes në këtë përmbledhje me tregime lirike të zgjedhura shqiptare, në njëfarë mënyre edhe historinë e letërsisë shqipe, klasikët tanë, si Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Milto Sotir Gura, Dhimitër Shuteriqi, Migjenin e pavdekshëm, martirin Gjik Kuqali, Kadarenë e ndërkombëtarizuar dhe Dritëroin aq popullor”.
Në fjalën e tij shkrimtari Nasi Lera vlerësoi se tregimi është gjinia më e konsoliduar e letërsisë shqipe.
Sipas tij tregimi është një gjini e vështirë që nuk pranon as edhe një fjalë gabim, por në këtë kuadër tregimi shqiptar e ka përballuar me dinjitet për të qenë një vepër e arrirë.
Ndërsa shkrimtari Nasho Jorgaqi në fjalën e tij tha se, “Pena e vjeshtës së artë” u hap rrugën përmbledhjeve të tjera antologjike.
Kjo vepër ka një prirje edhe për të zgjuar interesin dhe vëmendjen e kritikës. Gjatë promovimit folën edhe shkrimtarët Zija Çela, Kiço Blushi e Pandeli Koçi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)