Për të pestin vit radhazi fermerët e Rromsit në Mallakastër janë duke u përballur me vështirësi pasi në mungesë të tregut prodhimet u kanë mbetur stok në magazinat e tyre.
Sasi të mëdha të vajit të ullirit, elbit, grurit, lajthisë kanë mbetur pa u shitur për shkak të çmimit nën kosto. Në kulmin e indinjatës, fermerët thonë se ky është viti më i vështirë, me humbje të mëdha financiare.
Përparim Mucaj pohon për mikrofonin e Report Tv se në magazinën e tij kanë mbetur stok 5 tonë vaj, 5 tonë grurë nga prodhimi i sezonit të kaluar dhe 1 tonë elb. Ndërsa një sipërfaqe prej tre dynym me vreshta është detyruar ta presë pasi qindra litra raki mbeti pa shitur.
“I shesim prodhimet me gjysmë çmimi tregon fermeri Muçaj, ndërkohë që nuk ka aplikuar asnjëherë për subvencione për shkak të burokracive të shumta, ndihmë të cilën gjithsesi e konsideron minimale përballë kostove të larta të prodhimit”, tha ai.
Ndërkohë, fermeri Ismet Mecaj, tregon se sot ka 10 kuintal lajthi në magazinë sepse çmimi në treg është tejet i ulët, vetëm 200 lekë për kg.
'Nëse vazhdohet me këtë situatë dhe shteti nuk do na vijë në ndihmë do ti pres fare 610 rrënjë lajthitë', ka thënë ai pasi është mund i çuar dëm.
Përballë kësaj situate fermerët kanë apeluar njëzëri që të hapet një pikë grumbullimi në Mallakastër dhe mbi të gjitha Qeveria ti mbështesë me subvencione.
Edhe pse një zonë e njohur për prodhimin e ullirit, lajthisë e rrushit, Rromsi është prekur nga shpopullimi. Dikur numëronte 1500 banorë ndërsa sot kanë mbetur vetëm 300 për shkak të emigrimit masiv. Veç të tjerash është zonë me reliev piktoresk e natyrë mahnitëse me potencial për t’u kthyer në destinacion turistik.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24
-
Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)
24 Mars, 16:06
-
E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma
24 Mars, 12:40
-
Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz, u kthyen nga emigrimi (VIDEO)
23 Mars, 13:03
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
22 Mars, 10:59