TIRANE - Deputeti i PD Edi Paloka ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të mbulojë të vërtetën e trafikut të drogës, ndërsa shtoi se komisioni hetimor duhet të kishte filluar punën tre ditë pas miratimit të tij.

Në fjalën e tij Paloka i cilësoi si të turpshme deklarat e ministres Kodheli e cila tha se hetimi për këtë çështje është mbyllur.

“Deklarata e ministres Kodheli është pak ta quash të turpshme, sepse të deklarosh që hetimi i drogës është mbyllur dhe të keqpërdorësh aleatët, është më shumë se sa e turpshme. Asnjë ccështje nuk është mbyllur, ndërsa mazhoranca kërkon ta kalojë në heshtje. Komisioni hetimor duket se është ngritur për të mbuluar të vërtetën. Nëse mendojnë kështu e kanë gabim. Komisioni hetimor sipas rregullores duhet të kishte filluar punë 3 ditë pas miratimit dhe sot akoma nuk ka filluar me pretendime qesharake se nuk kanë zgjedhur kryetarin.” tha Paloka

Paloka kërkoi që të bëhet transparencë për këtë çështje duke akuzuar se mosreagimi i qeverisë sipas tij do të thotë implikim në trafikun e drogës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)