Drogë Lazarati në Kosovë, kapen 86
kg marijuanë në 1 shtëpi në Prizren

Drogë Lazarati në Kosovë, kapen 86<br />kg marijuanë në 1 shtëpi në Prizren
Droga e Lazaratit, para se polcia shqiptare të ndërhynte në këtë fshat, duket se është trafikuar edhe në Kosovë. Një persona nga Prizreni me inicialet S.B është vënë në pranga pasi në banesën e tij janë gjetur 86 kilogramë marijuanë, e cila sipas dyshimeve të para të policisë së Kosovës, mendohet se mund të ketë ardhur nga Shqipëria dhe se destinacion dyshohet se ishin vendet e Evropës perëndimore.

Në banesën e tij, vec sasisë së drogës janë konfiskuar fishekë si dhe para, monedha të shteteve të ndryshme, në operacionin e koduar PATKOI të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, e koduar PATKOI.

Drejtori i Departamentit për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Bahri Shala, tha se gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur 8 thasë të zinj me peshë të përgjithshme 86 kilogram e 32 gram, 10 saksi bimë të ashtuquajtura kanabis sativa, etj ku edhe është arrestuar shtetasi me inicialet S.B, të cilit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Shala: 8 thasë me 86.32 kg marijauën në banesë
“Është ndërmarr operacion i kontrollit të një shtëpie në rajonin e Prizrenit. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur 8 thasë të zinj me peshë të përgjithshme 86 kilogram substanca narkotike-marihuanë e 32 gram, 20 fishek të kalibrit 38 mm, rasti i iniciuar ndaj të dyshuarit S.B. në oborr gjithashtu të kësaj shtëpie janë gjetur të mbjellura edhe 10 saksi bimë të ashtuquajtura kanabis sativa. Në këtë rast është arrestuar një person me inicialet S.B i datëlindjes 16. 04. 1963. Po ashtu gjatë kontrollit në trupin e tij më saktësisht në portofolin e tij janë gjetur 1000 franga zviceriane, rreth 320 euro si dhe një telefon nokia. Në dhomën ku qëndronte i dyshuari po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale edhe 39 mijë euro, 300 kruna, 29 mijë lekë të Shqipërisë, 10 dinarë të Serbisë, 3 pasaporta dhe një dokument udhëtimi të gjitha në emër të të dyshuarit”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, dyshimet e para janë se droga  ka ardhur nga Shqipëria më herët para operacionit të zhvilluar nga policia shqiptare në Lazarat.

Shala: Dyshime se droga ka ardhur nga Lazarati
 “Prapë se prapë kemi gjetur të mbjellura në saksi, dyshimet tona të para janë se ky lloj i narkotikëve ka ardhur nga Shqipëria më herët para operacionit të zhvilluar nga policia shqiptare në Lazarat. Ndërkaq, sa i përket të dyshuarit ai është shtetas kosovar, është i nacionalitetit shqiptar por megjithatë gjatë hetimeve tona kemi kuptuar se ai ka një të kaluar kriminale nëpër shtetet e Evropës perëndimore......Është shtetas i një shteti të Evropës”, ka shtuar Shala.
Ndërkaq, sipas tij lidhur me këtë rast ka edhe tre persona tjerë të dyshuar të cilët momentalisht gjenden jashtë territorit të Kosovës por që iniciale e tyre nuk i kanë bërë me dije./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open