Policia greke ka ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, në të cilin ka sekuestruar 41 kg marijuanë. Policia ka ndjekur dhe ndaluar mjetinnë Gorgomilo, Prevezë, që drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar. Nga kontrolli, është gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike, e ndarë në 39 pako me 41 kg e 252 gr marijuanë.
/Shqiptarja.com
Drejtuesit shqiptar të mjetit i janë sekuestruar dhe 1300 euro, 1000 lekë shqiptare dhe 2 celularë. Mjeti tip BMW ishte në emër të një shqiptari tjetër, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, nga verifikimi ka rezultuar se ndaj shqiptarit të arrestuar kishte 2 urdhër-arreste dhe 1 dënim, si dhe rezultonte i kërkuar.
1. Urdher arresti i prokurorit te Athines per tentative vrasje
2. Urdher arresti i prokurorit te Korfuzit per trafik droge
3. Denim nga Gjykata e Athines me 27 muaj burg per armembajte pa leje dhe goditje me arme
d.c./shqiptarja.com











