Drogë në FA? Didi: Politika të mos
merret me investigime, i takon drejtësisë

Drogë në FA? Didi: Politika të mos<br />merret me investigime, i takon drejtësisë
GJIROKASTER - Pas debateve dhe akuzave të opozitës në parlament se Ministria e Mbrojtjes po përdor Forcat e Armatosura për transport të lëndëve narkotike ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Artan Didi. Nga Gjirokastra, ai i ka kërkuar politikës të mos merret me investigime apo çështje në hetim që i përkasin agjensive ligjzbatuese.

"Nëse do të gjenden prova të besueshme atëherë policia do t’i bëjë publike ato", -është shprehur zoti Didi.

I pyetur për projektin e ngritjes së një poste policie në Lazarat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se nuk është më e rëndësishme, sesa prezenca e policisë në këtë zonë.

“Parandalimi i kultivimit të marijuanës në Lazarat sipas Didit, nuk bazohet tek prezenca e një poste policie. Policia do jetë e pranishme në Lazarat dhe ska sesi fokusohet në egzistencën e postave, por e rëndësishme është të ndihet autoriteti i policisë që të kryejë funksionet e saj, të japë ndihmën e vet dhe të sigurojë rend dhe siguri publike”, - tha Didi.
 
Kreu i Policisë ndodhej në Gjirokastër si pjesë e një aktiviteti sensibilizues të nxënësve të shkollave të organizuar nga Policia Rajonale dhe Drejtoria Arsimore, për parandalimin e kultivimit të marijuanës. Ndërkohë, pak ditë më parë, zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga deklaroi se në Lazarat ka efektivë policie të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim