Lënda narkotike ndodhej e ambalazhuar në dy çanta, në një automjet tip fuoristradë të drejtuar nga një shtetas nga Lazarati, ndërkohë që më pas dy të rinj nga Gjirokastra morën dy çantat, ndërsa nisën të lëvizin me këmbë drejt anës së shtratit të lumit Drin.
Sipas policisë u arrit të ndërhyhej në kohë dhe rreth orës 1 të natës sekuestroi drogën në ish zonën industriale, ndërsa vuri në pranga dhe dy të rinjtë nga Gjirokastra. Bëhet fjalë për shtetasit Osman Kovaci dhe Alvaro lika.
Gjithashtu një automjet brenda të cilit u gjetën 137 kg marijuanë të paketuara në 121 pako, është ndaluar nga policia greke në kilometrin e katërt të aksit Janinë-Apririo dhe që destinacion përfundimtar kishte Athinën.
Makina drejtohej nga 35 vjeçari shqiptar Adem H, i cili pranoi për policinë se lëndën narkotike e kishte marrë pranë kufirit mes Konispolit dhe Mavromitit nga disa shtetas shqiptar, po nuk bëri të ditur identitetet e tyre.
Sipas policisë, droga e sekuestruar vinte nga Lazarati dhe pakot e marijuanës kishin mbishkrimin Guli.
(eb/Shqiptarja.com)