Drogë nga Saranda drejt
Greqisë, sekuestrohen 10 pako

Drogë nga Saranda drejt <br />Greqisë, sekuestrohen 10 pako
KORFUZ - Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 21 kilogram marijuanë në Alaties të ishullit Qefalonia në Korfuz.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga toka dhe ajri policia ka konstatuar 10 pakot me lëndë narkotike ndërsa trafikantët nuk kanë mundur të zbresin në breg të detit duke hedhur drogën e më pas janë larguar.

Nga të dhënat e para dyshohet se droga ishte ngarkuar në një skaf nga brigjet e Sarandës dhe kishte për destinacion Greqinë.

Policia njofton se ka nisur kërkimet për të zbuluar identitetin e trafikantëve dhe më pas për të bërë arrestimin e tyre.
(gm/Shqiptarja.coom)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari