Drogë, pistoletë e automatik,
arrestohet trafikanti në Berat

Drogë, pistoletë e automatik,<br />arrestohet trafikanti në Berat<br>
Një sasi prej 60 kg kanabis është sekuestruar sot në Berat, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Policia ka arrestuar shtetasin Pëllumb Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare.

Droga u sekuestrua gjatë operacionit "Kozare", ku nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 16 pako.

• 1 automatik model 56.

• 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62.

• 1 pistolet me ajër e kalibrit 8mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut