Paralajmëron ushtria izraelite: Sulmi nga Hezbollah mbështetet nga Irani! Mos na testoni, përgjigjja do të jetë vdekjeprurëse

Paralajmëron ushtria izraelite: Sulmi nga Hezbollah mbështetet nga Irani! Mos na testoni, përgjigjja do të jetë vdekjeprurëse

1697449823_hez.jpg

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha të hënën se Hezbollahu kreu sulmet në Izraelin verior me mbështetjen e Iranit në mënyrë që të shpërqendronte ushtrinë nga fronti jugor i Gazës.

“Hamasi ka demonstruar brutalitetin e tij ndaj popullit të Izraelit dhe tani po bën të njëjtën gjë me popullin e Gazës”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një apel të ri drejtuar palestinezëve që të largohen sa më parë nga pjesa jugore e Gazës.

Ai paralajmëroi se nëse Hezbollahu “përpiqet të na testojë, përgjigja do të jetë vdekjeprurëse, ne po punojmë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.”

Hagari komentoi gjithashtu raportet për një armëpushim në Gazën jugore, duke deklaruar se “nuk ka armëpushim, raporton TheWallStreetJournal.

“Ne do të përditësojmë publikun nëse diçka ndryshon”, tha Hagari.

Zëdhënësi i IDF njoftoi gjithashtu se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 199 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen në Rripin e Gazës. Mes pengjeve të marra peng nga terroristët e Hamasit në Gaza pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, ka shumë të moshuar, fëmijë dhe gra.

Hagari tha se ushtria ka disa informacione mbi vendndodhjen e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Ne po bëjmë përpjekje të guximshme për të kuptuar se ku janë pengjet në Gaza dhe ne kemi një informacion të tillë”, tha Hagari.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani: Shtetet e Bashkuara të përfshira në konflikt! Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin! Biden: Pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një gabim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!