Arta Marku ka patur ditën e sotme një takim në Prokurorinë e Korçës, në lidhje me analizën vjetore të punës së organeve të akuzës në të gjitha rrethet. Marku shprehu mbështetjen për hetimet, ku theksoi "që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë e vendosë përpara përgjegjësisë grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin, etj".
Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se, "Nxisim aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë. Mbeshtesim prokurorët për hetime ndaj korrupsionit".
"Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Perkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj", ka theksuar Marku gjatë takimit në organin e akuzës në Korçë.
Kryeprokurorja e Përkohshme ka thënë se mbeshtet fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë. Nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji.
Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, deklaroi ajo.
Ditën e djeshme Marku ishte në Fier, ku theksoi se duhet të hetohen kompanitë e naftës dhe në Vlorë nga ku u shpreh se, "Vlora, prej kohësh, njihet si një vend prodhues i cannabisit dhe një vend tranzit drejt Europës".
/Shqiptarja.com

Kryeprokurorja Arta Marku sot në Korçë