Droga, Berisha do ikjen e Ramës 
por për Gërdecin nuk u dorëhoq!

Droga, Berisha do ikjen e Ramës <br />por për Gërdecin nuk u dorëhoq!
TIRANE – Të hënën opozita kërkoi largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke paralajmëruar nisjen e një proteste të enjten që mesa duket për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka gjë të njëjtë me tragjedinë e Gërdecit, për të cilën kurrë nuk pati përgjegjës dhe as të dorëhequr. Në një bashkëbisedim me gazetarët ish-kryeministri Berisha ka shmangur përgjigjen e drejtëpërdrejtë për pyetjen se pse duhet të ketë një dorëheqje nga Rama kur një gjë e tillë nga Berisha, dikur në pushtet, nuk u bë, pas tragjedisë së Gërdecit ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. 

Gazetarja e A1 REPORT, Joniada Koçi pyet: Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, po ju zoti Berisha përse nuk u dorëhoqët kur ndodhi ngjarja e Gëdecit?

Sali Berisha: Me gjithë respektin që kam po krahasin të pakrahasueshmen. Ai ishte një aksident tragjik, i cili u trajtua në mënyrën më serioze. Ishte aksident i një kompanie private me një konkluzion të padiskutueshëm në MEIKO dhe u nxorrën të gjitha përgjegjësitë. Më thuaj ti çfarë përgjegjësie po nxjerr ky. Përsa i përket dorëheqjes së Edi Ramës, unë dua t’i informoj qytetarët se Edi Rama kurrë nuk dorëhiqet, psiqika e tij është e tillë që nuk e lejon kurrë atë të dorëhiqet, por duhet hequr!

Duke folur mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi si kapja e drogës në Divjakë, Berisha tha se nuk është çudi që në brigjet tona të vijnë nëndetëse. Ai tha se me lehtësirat që sipas tij qeveria i ofron narkotrafikantëve, trafiku i drogës mund të bëhet me nëndetëse dhe më tej të thonë se ishin balena. “Pas aeroplanëve përdor nëndetësen, për kartelet e drogës Medelin shpërndarja e tyre në Europë bëhet në rrugë detare. Nuk e di, di që ka patur anije janë kapur ngarkesa të mëdha kokaine. S’di kanë ardhur nëndetëse apo jo, por me këto lehtësira që ofron Shqipëria për avionet, nëndetësja është më e thjeshtë, dhe ata marrin zemër. Unë e di që kur kjo të ndodhë do të thotë qeveria: “I ftoi Berisha”, se kështu tha trafikanti në polici: Meqë tha Berisha në Divjakë vajtëm atje se vunë blloqe në Gjadër. 

Berisha bëri thirrjen publike se prioritet i axhendës së qytetarëve shqiptarë duhet të jetë largimi i qeverisë Rama nga pushteti. Deputeti demokrat tha se të enjten në orën 10:00 do të nisë protesta e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, për të shpëtuar vendin nga ajo që Berisha e quajti “trafik të drogës me përmasa kolumbiane”.

"Qytetarët në axhendën e tyre të vendosin të parë shpëtimin nga qeveria e drogës, që në vend t’na shpëtojë qëndron në krye të trafiqeve. Nuk është gjë tritoli, po droga vë në narkozë një  shoqëri të tërë. Të nisin betejën ditën e enjte, të zotuar për largimin e kësaj qeverie, qeverisë së drogës", u shpreh deputeti Berisha. 

Duke i etiketuar kreun e qeverisë dhe kryeparlamentarin Meta “baronët e drogës”, tha se qeveria e ka faktuar tashmë se ka vendosur në dispozicion të narkotrafikantëve, territore të vendit, si porte dhe aeroporte.

“Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje është 4 fishuar. Droga është kërcënim madhor kombëtar. Territori në Divjakë e morën në dorë tërësisht bandat e trafikut, kur ne i kërkuam njerëzve tanë në terren të shkojnë dhe t’i filmojnë ata që na njoftuan se erdhi avioni ra avioni, na thanë na kërcënojnë trafikanët që kanë rrethuar vendin. Trafikantët morën territorin nën kontroll. Që nga marsi, gjer sot opozita ka denoncuar me të gjithë zërin e saj përdorimin e avionëve për trafikun e drogës”, tha ish kryeminsitri Berisha në një takim megazetarët në zyrën e tij.

 Ish-kryeministri Berisha i kërkoi Presidentit Nishani të mbajë qëndrim ndaj dy gjeneralëve, Jeronim Bazo dhe Sandër Lleshi pasi sipas Berishës kanë mashtruar shqiptarët për trafik droge.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç