Droga,Çako:Arrestuam 14
policë,Rama:Kap kokat e krimit

Droga,Çako:Arrestuam 14<br />policë,Rama:Kap kokat e krimit
TIRANE-Është mbledhur paraditen e së martës Task Forca e posaçme për drogën, ku është raportuar mbi situatën pas operacioneve të fundit.

Task Forca e zhvilloi sot mbledhjen me prezencën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit i bëri thirrje Drejtorit të Policisë, Haki Çako, që puna e policisë të fokusohet në goditjen e “peshqve të mëdhenj”.

“Zot drejtor kap kokat e krimit pastaj bimët. Objektivi i parë themelor duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”, tha në fjalën e tij kryeministri Rama.

Kurse drejtori i Policise se Shtetit, Haki Cako në këtë mbledhje foli me shifrat e aksioneve dhe drogës së sekuestruar.

"51 efektivë policie janë hetuar e pezulluar nga detyra dhe 14 prej tyre janë arrestuar për lidhjet me trafikantët e drogës".

Task Forca për drogën, Çako: Risk qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë
Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se pavarësisht aksioneve, qarqet me risk më të lartë mbeten Shkodra, Durrësi dhe Vlora. 

“Është ndërtuar harta digjitale e tokave bujqësore të kultivuara me bimë narkotike dhe në fillim të këtij viti policia hartoi grupe të monitorimit për kontroll të vendit. Deri tani janë asgjësuar rreth 41 mijë bimë  narkotike, janë kryer 100 mijë kontrolle për kultivimin e narkotikëve në të gjithë vendin dhe kanë marrë pjesë 40 mijë policë në operacionet e kryera. Deri tani rezultojnë se qarqet Shkodër, Durrës dhe Vlorës janë ende qarqe me rrezik të lartë”, u shpreh drejtori i policisë.

Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve Cako theksoi se janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera.

Ai vijoi duke theksuar se policia nuk do të ndalet deri sa të bëjë kontrollin e plotë të gjithë territorit.

Rama: Policia ka bere pune shume te mire, por ka ende shume per te bere
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të task forcës.

“Objektivi i parë themelor”, tha Rama, “duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”.

Ai tha se pavarësisht arritjeve, duhet bërë ende shumë për goditjen e këtyre “kokave”.

“Të angazhohemi për goditjen e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve. Policia ka bërë një punë shumë të mirë në këto 46 muaj, por jemi të vetëdijshëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimin e aseteve ka shumë për të bërë. Është një nen i vjetër në Kodin Penal por që tani po gjen zbatim me vendosmëri dhe është mesazh i qartë për të gjithë ata që implikohen në këtë aktivitet, duke menduar se do ta hedhin sërish lumin siç e kanë hedhur në të shkuarën’ u shpreh kreu i qeverisë".

Rama gjithashtu vlerësoi punën e policisë të bërë në luftën kundër kanabisit, duke tentuar të fshijë nga harta e territorit të Shqipërisë të gjithë drogën.

“Partnerët tanë italianë nuk janë formalitet në këtë vend, por janë bashkëpunëtorë të një pune të jashtëzakonshme që po kryhet në një proces aspak të lehtë. Ky bashkëpunim e ka ngushtuar hapësirën e krimit. Besoj që kjo është një punë sistematike nga ana e qeverisë dhe e policisë së shtetit që prej ditës së parë kur ne nisëm këtë betejë të gjatë. Kjo është edhe shprehje kuptimplotë e të vërtetës se pavarësisht trashëgimisë së vështirë, suksesi spektaktolar i arritur në Lazarat po bëhet i tillë në të gjithë hartën e territorit të vendit.
Gjirokastra është një qark me shifrat zero në kultivimin e kanabisit, ashtu sikurse ka mbërritur Elbasani e Korça. Ndërkohë që kemi ulje drastike në shifra minimale të kultivimit. Policia ka këmbëngulur të hyjë në skutat më të errëta duke marrë parasysh edhe rreziqet në terrene të vështira, dhe duke pësuar dhe lëndime të lehta në njerëz. Prania e kanabisit 27 vjet në Shqipëri, pavarësisht zhdukjes së grupeve kriminale, kjo do të lërë gjurmët e veta. Objektivi i parë themelor duhet të jenë në këtë proces kriminelët dhe më pas bimët, jo bimët dhe pastaj shohim e bëjmë për kriminelët” tha Rama.

Ai shtoi me tej se, “Muajt qe kemi përpara janë potencialisht muaj rreziku dhe nuk duhet në çdo moment të mbyllet syri dhe në çdo moment të bëhet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera, dhe vlen të vlerësohet se edhe roli i shërbimit, prokurorisë në përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të policisë së shtetit ka qënë dhe mbetet i rëndësishëm deri në fund të këtij procesi. Po ashtu, dua të vlerësoj policinë e shtetit dhe për goditjen më në fund të zyrtarëve publikë që kanë dështuar në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në këtë fushë dhe që tanimë janë vënë përpara përgjegjësive ligjore për moskallëzim të këtij krimi. Është një nen i vjetër në kodin penal të RSH po që tani vjen në zbatim me vendosmëri dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që janë drejtor dhe implikohen në këtë aktivitet duke menduar se do e hedhin përsëri lumin si në të shkuarën".

Mungon ne mbledhjen e Task Force ministri teknik i PD, Demiraj
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Task Forces kundër drogës. Mungesa e kreut të dikasterit të Punëve të Brendshme ra në sy për shkak se në mbledhje ishin të gjithë shefat e agjensive ligjzbatuese. Po kështu te pranishem ishin drejtuesit e policisë, SHISH, prokurorisë dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë në vendin tonë.

Ndërkohë Ministria e Brendshme përfaqësohej nga zv.ministra Rovena Voda.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar që ministrat e PD të largohen vetë nga qeveria.



  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot