'Droga clube-ve të natës' mbërrin në Evropë, arrestohen në Spanjë 7 trafikantë, iu sekuestruan 8 kg kokainë rozë

'Droga clube-ve të natës' mbërrin në Evropë, arrestohen në Spanjë 7 trafikantë, iu sekuestruan 8 kg kokainë rozë

foto ilustruese

Javën e kaluar, policia spanjolle njoftoi se kishte kapur shtatë anëtarë të një bande që dyshohet se ishin përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe ‘drogës rozë”në Madrid dhe Malaga, pasi e kishin kontrabanduar atë në valixhe të mbushura me drogë nga Amerika Latine. Një kontroll në shtëpitë e tyre në Spanjë zbuloi 8 kilogramë të asaj që oficerët e quajtën "kokainë rozë", si dhe kokainë të zakonshme dhe para të gatshme.

“Droga clube-ve të natës” është transportuar edhe nëEvropë.  Droga “rozë”, edhe për shkak të ngjyrës njihet si “droga clube-ve të natës’, kjo për shkak se konsumohet përgjithësisht nga rinia dhe adoleshentët në mbrëmjet festive. Arsyeja përsë konsumohet më shumë nga grupmoshat e reja është edhe për shkak të përbërjes së saj , pra kimikateve që përzjehen për të krijuar drogën. Thuhet që përzjerja e tyre nxit dy gjendje të ndryshme në organizëm; qetësi, njësoj si marijuana dhe ketamine dhe energji njësoj si kokaina, kjo sepse në përbërjen e saj ka kafeinë , qe stimulon energjinë si edhe substancën ‘tusi’, ketaminë  si dhe ngjyrosje ushqimore rozë, që i jep edhe ngjyrën kësaj droge . Pasi e merr, efektet e kokainës rozë arrijnë kulmin pas 2 orëve, por efekti mund të zgjasë nga 4 deri në 8 orë.  Në varësi të sasisë së marrë varen edhe efektet e saj. Në doza të vogla, kokaina rozë mund të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të dëshirës seksuale dhe ndjesi euforie të lehtë. Në doza të larta, shkakton aritmi, të përziera, haluçinacione dhe shtim te tensionit të brendshëm.  Droga rozë me aromë luleshtrydheje është kthyer tani në “brand” të kolumbianëve. 

Droga u shfaq për herë të parë në rrugët e Kolumbisë rreth vitit 2010. Quhej "tusi" sepse përmbante drogën psikodelike 2CB. Që atëherë, testet mjeko-ligjore kanë treguar se droga është shndërruar në një përzierje të paparashikueshme, që më së shpeshti përmban përmasa të ndryshme të ketaminës dhe MDMA-së, të grumbulluara me kafeinë. Produkti, i bërë nga furnitorët në laboratorët lokalë të kuzhinës DIY, ndryshon me secilin "kuzhinier" dhe është gjetur se përmban një sërë ilaçesh të tjera, të tilla si benzos, meth dhe cathinone, megjithëse thashethemet se është gjetur se përmban fentanyl janë të paprovuara. Kokaina është një formë e përqëndruar dhe e rafinuar e bimës së coca-s që njihet ndryshe si hidroklorur kokaine. Kokaina vepron si stimulues, prandaj gjen vend edhe në disa aplikime mjekësore. kurse kokaina rozë, është e krijuar në mënyrë artificiale (drogë sintetike) që i arrin efektet e tij psikoaktive përmes sistemit të serotoninës së trupit. Krijon varësi dhe deri në rrezikim jetëe.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë