Droga dhe seksi, policia e Tiranës
nis edukimin e gjimnazistëve

Droga dhe seksi, policia e Tiranës<br />nis edukimin e gjimnazistëve
TIRANË – Policia shqiptare ka nisur një fushatë edukimi për të rinjtë e Tiranës lidhur me problemet e drogës dhe mbrotjen e shëndetit të tyre seksual. Një projekt i posaçëm i financuar nga Suedia synon forcimin e marrëdhënieve të të rinjve 16-18 vjeçarë me policinë. Të rinjtë janë përzgjedhur nga shkollat e mesme “Petroni Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”, “Ismal Qemali” dhe “Partizani” në kryeqytet.
 
Më datë 29 maj 2013 nxënës të këtyre shkollave do të viziojnë ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Shoqatës Stop Sida në Shqipëri për të marrë një informacion tepër të nevojshëm për edukimin e tyre.
 
Aktivitetet kanë filluar rreth 1 javë më parë në forcimin e rolit tё tё rinjve nё luftёn kundёr drogёs, pёrmes promovimit tё  dialogut dhe komunikimit midis nxënësve në shkollat e mesme, mësuesve, punonjёsve social-shёndetёsor dhe prindërve. Gjithashtu rёndёsi e veçantё do t’i jepet dhe rritjes sё njohurive tё nxёnёsve mbi mbrojtjen e shёndetit tё tyre seksual dhe riprodhues.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim