Droga drejt Italisë,kontrolle të rrepta
në Durrës, 35 persona nën hetim

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 35 persona, gjatë muajit janar të këtij viti, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë këtij muaji intensifikuan punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër në territorin që mbulohet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, janë evidentuar dhe dokumentuar 36 vepra të ndryshme penale:

• “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”; “Falsifikimi i dokumenteve”

• “Braktisja e fëmijëve të mitur”,

• "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, “Kalim i paligjshëm i kufirit”

• "Trafikim i mjeteve motorike”,

• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për këto vepra penale janë proceduar penalisht 35 autorë.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të fenomenit të migracionit të paligjshëm, zbatimit me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim. Gjatë muajit Janar 2018, në SPK Port Durrës, iu është refuzuar dalja 318 shtetasve, pasi nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit, kishin mungesë mjetesh financiare, kishin konsumuar ditët e qëndrimit, ishin të kthyer deportiv, me refuzim hyrje, apo mungesë dokumentacioni.

Kontrollet e imtësishme janë përqendruar në vijën e dytë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, është hartuar një Plan–Operacioni i përbashkët me DVP Tiranë, DVP Fier, DVKM Durrës, Delta Forcë dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier, "Mbi parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përgjatë vijës bregdetare".

Në operacion morën pjesë, strukturat e DVKM Durrës me Sektorin e Hetimit, shërbimet e Stacioneve të Policisë Kufitare Spille, Divjakë, strukturat e DVP Tiranë, (Stacioni i Policisë Golem), DVP Fier (Sektori i Hetimit të narkotikëve dhe trafiqeve, Komisariati i Policisë Divjakë), si dhe NjSKM “Delta Forca” e Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier. Gjatë operacionit u kontrolluan territore të Spillesë dhe Divjakës, stane, ndërtesa të braktisura, ish-depo ushtarake, gryka lumenjsh, zona të pyllëzuara si dhe gjithë vija bregdetare.

Po në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria e Kufirit Durrës ka bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë, GdF dhe me DVP Durrës duke shkëmbyer informacion për persona që mund të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga ana tjetër, Policia Kufitare Durrës vijon përpjekjet për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, vizitorët dhe turistët që hyjnë dhe dalin në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Portit Detar të Durrësit.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen