Profesionalizmi për kontrollin e territorit dhe kultivimin e bimëve narkotike ka raste që mungon.
Konstatimi është bërë i ditur nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj i cili ka shtuar se kjo mungesë profesionalizmi është konstatuar tek disa punonjës të policisë.
Gjatë analizës së punës për vitin 2015 të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Tiranës, Hodaj ka theksuar se për të gjitha rastet e mungesës së profesionalizmit kanë filluar masa disiplinore.
“Nga analizat e bëra nga ana e komisariateve të policisë, është konkluduar se ne disa raste punonjës policie janë përgjegjës për kontrollin jo të plotë të territorit, duke shfaqur mungesë profesionalizmi apo dhënien jo të saktë të informacionit, dhe ndaj tyre nga ana e drejtuesve të komisariateve ka filluar ecurie disiplinore”, ka thënë Hodaj.
Ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor, për luftën kundër kultivimit të drogës.
“Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverive vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për gjithë procesin. Shpeshherë mendohet se lufta kundër kultivimit të drogës dhe krimit në përgjithësi është një punë që i takon vetëm Policisë. Megjithatë, realiteti është ndryshe. Realiteti na mëson se në një shoqëri demokratike, policia nuk mund t’ja dalë pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit. Kjo është edhe arsyeja pse ne do të dëshironim të shihnim aktorët vendorë të motivuar dhe të përfshirë në mënyrë konstruktive në këtë çështje, shpresojmë kudo”, tha Hodaj më tej.
Drejtori i policisë së Tiranës tha se, në 2015 janë organizuar 42 operacione me 16.689 rrënjë të asgjësuara, me 27 autorë gjithsej. Zbulueshmëria nga ana e strukturave të komisariateve të policisë ka pasur një rritje me 27.9 %.
• Janë asgjësuar 141 parcela dhe 24254 bimë narkotike.
• Janë evidentuar 94 raste të kultivimit të bimëve narkotike të referuara në Prokurori, ku janë zbuluar 41 prej tyre
• Nga misioni INTERFORCE janë dërguar 6 raporte monitorimi ajror, ku në bazë të të dhënave të bëra prezent në to, janë identifikuar dhe asgjësuar në terren, 49 parcela.
• Nga ana e policisë janë organizuar gjithsej 42 operacione të koduara, ku 3 (tre) prej tyre janë mbi bazën e informacioneve të dërguara nga SHISH.
Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë, Ervin Hodaj
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë, Ervin HodajRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)