TIRANE - Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka është shprehur se nga Kuvendi nuk është marrë asnjë përgjigje konkrete për kërkesën e bërë nga opozita për zhvillimin e një séance të jashtëzakonshme ditën e sotme për çështjen e trafikut të drogës.

“Ne dorëzuam kërkesën për zhvillimin e një seancë të jashtëzakonshme në parlament. Por në këtë rast kemi të bëjmë më një ngjarje të jashtëzakonshme, ndaj parlamenti duke qenë se është institucioni më i lartë dhe opinioni publik është i fokusuar në çështjen e trafikut të drogës, madje dhe nga vetë ndërkombëtarët. Por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi”- është shprehur Paloka.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)